AKTUALE

Siljanovska: Në zgjedhje vendoset nëse Maqedonia do të jetë pro-evropiane

Kandidatja për presidente, Gordana Siljanovska Davkova, theksoi se më 24 prill dhe 8 maj do të vendoset nëse Maqedonia do të jetë shtet pro-evropian. Në mitingun në Ohër ajo bëri të ditur se si presidente e vendit do të punojë për fuqizimin e turizmit kulturor. Siljanovska premtoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës do të iniciojnë organizimin e forumit ndërkombëtar, në të cilin do të diskutohet për bashkëpunimin e qytetërimeve, feve dhe kulturave. Ajo premtoi gjithashtu se nuk do të harrojë interesat shtetërore dhe kombëtare.
Ju do të vendosni nëse Maqedonia, si e jotja dhe krenare, do të jetë vërtet pro-evropiane, sepse nëse Maqedonia nuk është e jotja dhe nëse nuk është krenare, nuk mund të jetë as shtet evropian. BE-ja është unitet diversiteti”, tha Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente.

Banner

Related posts

Temperaturat sot në RMV

admin

Abdixhiku: Zgjedhjet në degët e LDK-së në kryeqytet janë shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen

admin

Ashpërsohet retorika mes kandidatëve për president, reagime për fyerjet dhe gjuhën e urrejtjes

Gjyla Halili