Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe kandidat presidencial i Frontit Evropian, sot përsëriti se mbetet i qëndrimit për nismën Ballkani i Hapur, dhe se do ta informojë Qeverinë në lidhje me rrethanat e rastit Banjska, ndërsa Qeveria do të vlerësojë dhe do të vendosë nëse kjo shkon në kundërshtim me parimet bazë të nismës.
“Unë thashë se cilat ishin qëllimet kryesore të Ballkanit të Hapur, se ishte një nismë e Shqipërisë e mbështetur fuqishëm nga SHBA. Pra nuk kam pasur asnjë bisedë me SHBA-në, dhe të mos na inkurajojnë për ta mbështetur atë nismë, sepse kishte dy qëllime – njëri ishte pajtimi, i dyti ishte lirimi i potencialit ekonomik të rajonit për shkak të barrierave administrative. Qëndrimi im ishte vetëm me shtyllën e parë të nismës – pajtimi, sepse ajo që ndodhi në Banjsko shkon në kundërshtim me parimet bazë të dy shtyllave që ne i kemi pranuar. Unë do ta informojë Qeverinë në seancën e parë të mbyllur sepse të gjitha informacionet janë të natyrës konfidenciale, se ç’farë po ndodh atje, kush ka qenë i përfshirë dhe Qeveria pastaj le të vlerësojë nëse janë plotësuar të dy kushtet. Unë mendoj se Ballkani i Hapur i ka ato parakushte – pajtim që do të thotë respektim i ndërsjellë, potencial ekonomik dhe kuptohet të jetë gjithëpërfshirës, të jenë gjashtë (vendet nga rajoni). Pra, roli im si ministër është që ta informoj Qeverinë dhe pastaj Qeveria do të vendosë”, tha Osmani në pyetjen e një gazetari nëse qëndroni në qëndrimin se vendi duhet të tërhiqet nga Ballkani i Hapur dhe nëse ai tashmë ka paraqitur një propozim të tillë te Qeveria para takimit në Odën Ekonomike në kuadër të aktiviteteve të tij zgjedhore si kandidat presidencial i Frontit Evropian.