Ilija Dimovski: Marrëveshja e Prespës është padrejtësi për maqedonasit!
Publikuar 22:06 18 Prill, 2024
VMRO DPMNE do të përpiqet të vendosë parimin e konsensusit kombëtar dhe shtetëror për çështjet kyçe.
“Marrëveshja e Prespës është një padrejtësi për maqedonasit. Njëqind këmbë në kurrizin e dikujt tjetër nuk bën dëm. Me këtë marrëveshje mohohet dhe dyfishohet identiteti i popullit maqedonas. Parullat se do shkojmë në NATO dhe BE janë të bukura. Kur VMRO-DPMNE avokonte për BE-në dhe NATO-n, LSDM-ja ishte për TITO-n, dhe BDI-ja për Stalinin, mos krijoni përshtypjen se dikush është kundër BE-së dhe NATO-s Çështja është se si ta arrijmë këtë. Përgjegjësia e qeverisë është që 60%-70% të mos e pranojnë propozimin francez”, tha Dimovski.
Ai thotë se shumica e deputetëve maqedonas kanë votuar kundër propozimit francez në Kuvend.
,, Kaloi me mazhorizimin nga pakica, dhe nuk përmbante asnjë pikë e pyetje lidhur me identitetin, trashëgiminë historike, gjuhën e shqiptarëve.
Nuk mund të ndërtojmë bashkëpunim dhe mirëkuptim në të ardhmen nëse të tjerëve ua mohojmë atë që duam për veten tonë”, shtoi Dimovski.
Kësaj është përgjigjur zëvendësministrja e Drejtësisë Viktoria Avramovska Madiq, e cila ka kërkuar nga ai të sqarojë planin pasi VMRO-DPMNE synon të rishikojë Marrëveshjen e Prespës.
,, Dua të dëgjoj se si do ta rishikoni Marrëveshjen e Prespës. Cili është plani juaj sepse nuk është askund në program? Të mos politizojmë procese si Marrëveshja e Prespës dhe propozimi francez. Shumë procese janë miratuar me votat e të gjitha komuniteteve Të gjithë jemi të vetëdijshëm se korniza e negociatave nuk mund të ndryshohet”, u përgjigj Avramovska Madiq.
Analisti Sefer Selimi vlerësoi se Marrëveshja e Prespës ka qenë e mirë dhe ka rezultuar se përfitimet e saj kanë ndikuar që sot të ulemi në të njëjtën tryezë me SHBA-në si të barabartë.
“Propozimi francez u miratua me shumicë votash. Imponimi i temës se shqiptarët i kanë tejkaluar maqedonasit është krejtësisht i gabuar”, tha Selimi.