AKTUALE

PDE hap shtabin në Tetovë: Me rezulltatin historit të Frontit Europian do të jemi krenarë të gjithë

Partia Demokratike Europiane, pjes e Frontit Europian sonte ka hapur shtabin në Tetovë.

Këtë aktivitet në cilësinë e nikoqirit e hapi kryetari i PDE-së, Arijanit Hoxha i cili falendroi të pranishmin për pjesmarjen masovike dhe mbështetjen e parezervë.

Hoxha në veçanti falenderoi dhe ju dëshiroj mirseardhje struktura të lëvizjes Besa që nga sot do të jenë pjesë e PDE dhe Frontit Europian.

” Vet prezenca juaj në mënyrë kaq masovike dëshmon se kemi aritur të përçojmë mesazhin tonë të bashkimit, dhe ky bashkim do të bëjë histori. Ne jemi garanca se Maqedonia e Veriut nuk mund të devijojë nga rruga drejt Bashkimit Europian”- tha ndër të tjera Hoxha.

Rina Ajdari kandidate për deputet nga Fronti Europian falenderoi të pranishmit duke i siguruar ata se Fronti Europian është pararrojë e një shteti mulntientnik.

” Liderët politik lan anash dallimet, lan anash hatërmbetjet, u bashkuan në një kauz të drejt, në një kauz të sinqert, me qëllim prioritar integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Ky shtet ju takon njëjtë si maqedonasve, si shqiptarëve, si turqve e romëve dhe në të njëjtën koh duhet të jetë i drejtë me të gjith”- theksoi Ajdari.

Rina Ajdari ftoi që me 24 prill të dalim sa më masovikisht në votime, të votojmë Dr.Bujar Osmanin për president dhe të trasojmë rrugën e fitores së madhe të 8 Majit.

Ilire Dauti kandidate për deputet nga Fronti Europian falenderoi për mbështetjen që marin çdo ditë e më shum nga çdo vendbanim.

Kandidati për deputet Dr.Valon Asani uroj nikoqirët për këtë organizim kaq masovik,me një rini të mrekullueshme duke i siguruar ata që Fronti Eurpian do të parandaloj që të rinjtë të mos trokasin dyerve të BE-së, por me krijimin e  kushteve më të mira për jetë ta sjellim Europën këtu.

” E mira e këtij bashkimi është që më nuk kemi dallime, këta janë shtabe të përbashkëta, shtëpia të përbashkëta, dhe me këtë frymë europiane do të vazhdojmë që të ofrojmë sa më shumë të rinjë e të reja, për tju bashkuar kauzës sonë për një ardhmëri më të mirë për fëmijët tanë” -tha ndër të tjera Asani.

Bajram Rexhepi, nën kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, uroj që në këta zyra të flitet gjithmonë për bashkim, për integrime e jo izolim.

“Jam shum i sigurt qē ky bashkim do ta bëj dhe integrimin, ky front do të bëj reformat në arsim, shëndetësi, dhe ky front do të ndal të rijte të emigrojnë në Bashkimin Eurpian.Ju ftoi që më 24 prill të dalim sa më shum në votime, duke votuar Dr.Bujar Osmanin për president dhe me 8 maj të shkruajmë fitoren historike të shqiptarëve”- theksoi Rexhepi.

Faton Ahmeti, sekretar gjeneral i BDI-së, tha se jam shum i kënaqur që sonte jemi bashk në hapjen e shtabit të PDE ku nikoqir është Arijanit Hoxha.

” Vërtet është kënaqësi të bësh fushatë të këtij formati, ku të gjith bashk kemi synimin e madh, integrimin e vendit në Bashkimin Europian.Është momenti më kritik në të cilin gjindet vendi, pas vitit 2001, pasi në këtë moment duhet të trasohet rruga drejt BE-së. Ne si shtet jemi anëtare e Natos jemi të vetëdijshëm se çfar garance dhe sigurie paraqet të jesh anëtare në një aleancë të madhe siç është Natoja, mirëpo integrimi në BE është momenti i cili do e përmirsojë standardin jetësorë, arsim e shëndetësi më të mirë, dhe përmirsime në çdo fushë të jetës”- ndër të tjera Faton Ahmeti.

Ai më tej vazhdoi duke siguruar të pranishmit që Fronti Europian është siguri për ruajtjen e vlerave kombëtare por njëkohësisht do të ruaj dhe shtetin që mos devijoj nga binarët për sa i përket perspektivës drejt BE-së.

” Të gjithë të jemi të vetëdijshëm për momentin historik dhe për zgjedhjen që do të bëjmë, me votën tonë kemi mundësi të zgjedhim kahjen e duhur pro perendimit, apo të zgjedhjet kahja drejt Rusisë, prandaj dhe një nga motot e Frontit është Po Europës Jo Rusisë” – thaksoi Ahmeti.

Related posts

Mickoski: Ende nuk kam ftesë për takim liderësh

admin

Bebe Rexha publikon një fotografi nga fillimet e karrierës ku dukej shumë më ndryshe se sot

admin

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

Gjyla Halili