AKTUALE

Këshilli i SASHK-ut në seancë të jashtëzakonshme vendosi të hënën të protestojë para Ministrisë së Kulturës

Banner

Këshilli i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) në seancën e sotme të jashtëzakonshme njëzëri mori vendim të hënën më 22 prill, në orën 11 të organizojë protestë para Ministrisë së Kulturës për shkak të mospagesës së pagës për marsin për rreth tre mijë të punësuar në kulturë.

Vendimin në Fejsbuk e kumtoi kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov i cili sot në konferencë për shtyp njoftoi se do të mbahet seancë e jashtëzakonshme e anëtarësisë për të vendosur për hapat e mëtejshëm.

Gjithashtu, në seancën e Këshillit të SASHK-ut është vendosur të fillohet edhe procedura dhe organizimi për grevë të përgjithshme në të gjitha institucionet nga veprimtaria e kulturës.

Këshilli i SASHK-ut shprehu zhgënjim të madh nga mosekzistimi, përkatësisht ndërprerja e njëanshme e dialogut social nga ana e Ministrisë së Kulturës. SASHK, ekziston, fuqinë e SASHK-ut do ta ndjeni së shpejti”, shënoi kryetari i SASHK-ut në Fejsbuk.

Banner

Related posts

Rritja e pensioneve në Maqedoninë e Veriut: “Mund të blejmë 15 bukë më shumë”

Gjyla Halili

Të shtunën fillon mbikëqyrja njëzetditore e Listës zgjedhore për zgjedhjet lokale

Gjyla Halili

Osmani: Nga ne varet se a do të realizohet qëllimi i anëtarësimit të plotë në BE deri në vitin 2030

admin