AKTUALE

Gashi: Me fitoren e VLEN do të merr fund sëmundja e madhe e kazinove dhe llotarisë

Banner

Edhe dita e enjte ka nis më shumë aktivitete për koalicionin VLEN. Deri sa kryetari Alternativës, Afrim Gashi ka treguar se me këtë koalicion do të marrin fund shumë gjera të këqija që janë duke u zhvilluar në Maqedoninë e Veriut. Ai ka thënë se me fitoren e VLEN do të merr fund sëmundja e madhe e kazinos dhe llotarisë. Po ashtu, siç ka thënë Gashi do t´i anulojnë edhe borxhet e njerëzve nga kreditë e shpejta. “Me fitoren e VLEN do të merr fund sëmundja e madhe e kazinos dhe llotarisë. Ne do ta ndalojmë bixhozin. Do t´i ndalojmë dhe kreditë e shpejta, që janë në fakt thjesht fajde. Do t´i anulojmë borxhet e njerëzve nga kreditë e shpejta. Ne kemi doktorin, dhe do t´i shërojmë sëmundjet që Fronti i ka sjellë. “Edhe kandidatët për president, janë po aq të ndryshëm. Ne e kemi doktor Arbenin, një mjek i përkushtuar, njeri i pakorruptuar. njeri që ka qeverisur me transparencë në Gostivar, dhe nuk ka asnjë hije. Njeri i dashur nga të gjithë. Por, e kemi edhe kandidatin e Frontit të Listave të Zeza, Bujar Osmani.

Banner

Related posts

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut në vendin e 42-të, shtetasit e RMV-së pa viza mund të udhëtojnë në 129 vende

Gjyla Halili

LAMM: Reshjet e borës në zonat perëndimore të RMV-së nuk përbëjnë problem për qarkullimin

Gjyla Halili

Zgjidhet pasuesi i Trudeau, Mark Carney do të bëhet kryeministri i ri i Kanadasë

Gjyla Halili