KOSOVË

Loxha-Stublla: Në procesin e Ligjit për Paga dhe për Zyrtarët Publikë nuk jemi konsultuar dhe shumë shpesh nuk jemi përfshirë

Në konferencën me temën “Reforma në Administratën Publike në Kosovë, sfidat, progresi dhe rruga përpara” organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha -Stublla, Drejtoreshë Ekzekutive e  GLPS-së, ka thënë se konsultimi i shoqërisë civile dhe akterëve relevantë në procesin e   Ligjit për Paga dhe për Zyrtarët Publikë nuk ka qenë i kënaqshëm dhe shumë shpesh nuk jemi përfshirë, raporton Ekonomia Online.

“Konsideroj që vlen të theksohet si aspekt pozitiv fakti që është bërë përparim dhe punë shumë e mirë në çështjen e identifikimit të burokratizimit të procesit të ofrimeve të shërbimeve dhe gjithashtu procesin e digjitalizimit të shërbimeve. Sot kemi një përfaqësues të qeverisë që do të na flasë për këtë drejtim. Më lejoni ta përmbyll këtë fjalë me një rekomandim i cili ndërlidhet me faktin që konsultimi i shoqërisë  civile dhe akterëve relevantë në procesin e këtyre dy ligjeve nuk ka qenë i kënaqshëm dhe jo gjithëpërfshirës në kuptimin përtej faktit që shumë shpesh nuk jemi përfshirë qysh është rasti në rishikimin e fundit të ligjit për zyrtarët publikë. Ndonëse jemi përfshirë në faza të hershme imputet tona nuk janë trajtuar nuk janë marrë parasysh, po qoj mesazh që është tejet e rëndësishme sidomos në procese të tilla reformuese siç është procesi i  reformës së administratës publike përfshirja kuptimplotë e në faza të hershme të shoqërisë civile  mbetet qenësore në mënyre që të evidentojmë rezistencën pastaj në implementim dhe në të gjithë të kemi hise në procese dhe në reforma të tilla. Uroj që në proceset e tashme gjithë përfshirja  të jetë më e mire”, është shprehur Loxha – Stublla.

Bardhyl Dobra, zëvendësministër i Punëve të Brendshme ka thënë se gjatë viteve të fundit Qeveria e Kosovës ka punuar me përkushtim për të shtyer përpara reformat e administratës publike, raporton Ekonomia Online.

Related posts

FRONTEX do të sigurojë tërë kufirin e Malit të Zi me vendet fqinje

admin

​”Figurë unike e kombit shqiptar”, Kurti e Konjufca lartësojnë jetën dhe veprën e Adem Demaçit

admin

Nuk ishte i ftuar në Athinë, Rama me përgjigje ndaj kryeministrit grek

admin