AKTUALE

“Një kryeministër për të gjithë”, Fronti Europian zbulon moton për zgjedhjet parlamentare

Banner

Pas motos, “President Europian”, me të cilën “Fronti Europian” dhe kandidati i tyre, Bujar Osmani po garojnë për zgjedhjet presidenciale, “Fronti Europian”, sonte ka zbuluar edhe moton për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj.

“Një kryeministër për të gjithë”, do të jetë motoja me të cilën “Fronti Europian” do të garojë në zgjedhjet parlamentare.

Me këtë moto, nën fotografinë e Ali Ahmetit ka vërshuar rrjeti, sepse janë të shumtë ata që e kanë shpërndarë posterin e “Frontit Europian”.

Por i pari që zbuloi moton është zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, njofton indeks.mk

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Grubi pak minuta më herët ka shkruar moton e “Frontit” e cila është e shkruar në posterin në të cilën është fotografia e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.

“Një Kryeministër për të gjithë! ALI AHMETI, VOTO 4”, ka shkruar Grubi.

Banner

Related posts

Jetmir Ajradini: Koha është e maskarenjëve, por atëdheu i shqiptarëve, # Kreshnik Bekteshi

Gjyla Halili

Fronti Europian: Marrëveshje Kornizë Ekonomike për mundësi të barabarta, treg funksional dhe konkurrencë të ndershme

Gjyla Halili

SYLEJMANI:ABDILAQIM ADEMI BESNIK I MADH I ALI AHMETIT

admin