AKTUALE

Karvani i KSHZ-së fillon nesër

Banner

Karvani i Komisionit Shtetëror Zgjedhor është pjesë e fushatës “Është radha jote ” dhe fillon nesër me vizitën në Gradsko, Manastir dhe Plasnicë dhe do të përfshijë mbi 12 komuna nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të fushatës edukative dhe informative të këtij viti, KSHZ-ja do të shpërndajë material edukativ në komunat që do t’i vizitojë, me qëllim që t’i prezantojë të drejtat e votës së votuesve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale dhe t’i edukojë ata për të dy ciklet zgjedhore.

Karvani i KSHZ-së fillon nesër, ku do të vizitohen qytetet dhe komunat në vijim: – Strumicë, Konçe dhe Shtip, Kumanovë dhe Staro Nagoriçan, Shkup dhe Studeniçan dhe Tetovë dhe Tearcë.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e përgatiti këtë fushatë edukative dhe informative – “RADHA JUAJ” me qëllim që të inkurajojë një pjesëmarrje më të madhe në këto zgjedhje dhe t’u bëjë thirrje të gjithë votuesve që të drejtat e tyre personale të votës të garantohen në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve apelon votuesit që të kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën zgjedhore në linkun në vijim: https://www.izbirackispisok.gov.mk/.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti: Kjo betejë ju takon të gjithë shqiptarëve

Gjyla Halili

Më shumë shi kanë reshur në Kriva Pallankë, më ftohtë këtë mëngjes në Krushevë

Gjyla Halili

“I uroj shëndet, le ta bëjë punën si duhet”, Mexhiti: Ilire Dauti mbetet kryetare e komisionit për Politikë Sociale

Gjyla Halili