AKTUALEKOSOVË

Lladrovci përkujton aktet e gjenocidit serb në Poklek e Çikatovë: Ditë e rëndë e kurrë mos u harroftë!

Banner



Me rastin e përvjetorit të 25-të të akteve të gjenocidit serb ndaj qytetarëve në Poklek dhe Çikatovë, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shkruar: “Dhimbja ta ndal frymën. Ditë e rëndë e kurrë mos u harroftë!”

Sot ishte ditë përkujtimi për masakrat e kryera nga regjimi serb 25 vjet më parë, kundër qytetarëve tanë, në Poklek, Çikatovë…ku u vranë mizorisht 78 qytetarë, të paarmatosur, në mesin e tyre edhe shkrimtarin e shquar për fëmijë, Ymer Elshanin me familje, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Edhe shiu që ra sot nga ora 10, në Poklek, Çikatovë, Krojkovë e Drenas, e dinte se ishte ditë e rëndë për familjet Caraku, Elshani, Hoxha e Muqolli, ditë e rëndë edhe për dhjetëra familje tjera në Çikatovë, dhe të gjithë neve në Drenas e ngado jetojnë shqiptarët. Para 25 vitesh, kanë ngjarë aktet e gjenocidit të një pushteti që nuk kthehet kurrë më.
Sot ishte ditë përkujtimi për masakrat e kryera nga regjimi serb 25 vjet më parë, kundër qytetarëve tanë, në Poklek, Çikatovë…ku u vranë mizorisht 78 qytetarë, të paarmatosur, në mesin e tyre edhe shkrimtarin e shquar për fëmijë, Ymer Elshanin me familje.
Ishte ditë, ku së bashku me drejtuesit e PDK-së, familjarë të dëshmorëve e martirëve, qytetarë dhe bartës të përgjegjësive institucionale, kemi bërë homazhe dhe vendosëm kurora me lule, në nderim të jetës së martirëve e dëshmorëve tanë. Po ashtu, kemi bërë homazhe për Sokol Elshanin edhe në Marinë, për heroin e Kosovës, Besim Mala.
Bashkë me Presidenten Osmani dhe Kryeparlamentarin, Konjufca, kemi bërë nderime me homazhe dhe vendosëm kurora me lule, po ashtu vizituam shtëpinë e Muqollëve, ku u krye masakra. Dhimbja ta ndal frymën. Ditë e rëndë e kurrë mos u harroftë!
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Nderim i përjetshëm kontribuuesve të lirisë tonë!
Nderim i përjetshëm Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

https://www.facebook.com/share/p/grxUa3jUMXdZsysC/?mibextid=WC7FNe

Banner

Related posts

“E konsideroj të pakuptimtë”, Vuçiq thotë se nuk do të takohet me Kurtin në Bruksel

admin

REISUL ULEMA PËR VIZITË URIMI NË UNIVERSITETIN “NËNË TEREZA”

Gjyla Halili

Blerim Bexheti: Zejd me përvojën e tij të gjatë në shoqërinë civile dhe në Kuvend, ka dëshmuar gjithmonë se është zëri i qytetarëve

Gjyla Halili