AKTUALE

Ardit Zendeli koordinator i Frontit Europian për Diasporë

Sekretari gjeneral i Bdi-së Faton Ahmeti prezentoi koordinatorin e Frontit Europian për Diaporë Ardit Zendeli.

Një bashkëatdhetar që jeton në Austri, i sukseshëm në biznesin e tij por dhe në politik, ka theksuar Ahmeti.

Ja postimi i plotë:

Të dashur miq,

Dëshiroj të prezantoj koordinatorin e Frontit Europian për Diasporë, z. Ardit Zendeli.

Me Arditin kemi disa kohë që bashkëpunojmë. Një bashkatdhetarë që jeton në Austri, në moshë shumë të re u bë një model suksesi, si në biznes ashtu edhe në jetën politike. Ardit Zendeli është edhe Kryetar i Rrjetit të Biznesit në Austrinë e Epërme. Veç kësaj, Arditi tashmë është shumë i suksesshëm në politikë në Austri, por dashuria për atdheun e sjell tek ne.

Dyertë e Bashkimit Demokratik për Integrim janë të hapura për të gjithë ata që kontribuojnë për atdheun tonë të përbashkët.

Te urojmë mirëseardhje Ardit!

Banner

Related posts

Kryetari Fatmir Dehari shtroj iftar te restorant Mileniumi. Prezent dhe Ali Ahmeti

Gjyla Halili

BFI: Këtë vit për në Haxh do të udhëtojnë mbi dy mijë besimtarë

Gjyla Halili

Fillon Samiti Maqedonia 2025 – në fokus përshpejtimi i rritjes ekonomike, digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale

Gjyla Halili