AKTUALE

Labinot Tahiri u çon ushqime shtetasve kosovarë të bllokuar në kufirin Serbi-Kroaci

Disa autobusë të Kosovës të cilët janë nisur për në shtetet e Evropës janë ndaluar në pikë-kalimin kufitar “Batrovc” Serbi-Kroaci.

Këngëtari i njohur i estradës tonë, Labinot Tahiri, i cili po kthehej nga një vizitë në Kroaci, vendosi që të ndalej pikërisht në kalimin kufitar për t’i ndihmuar shtetasit e Kosovës me gjësende ushqimore.

Ndalova sepse e dija se ata ndoshta dhe nuk kanë pasur shumë para me vete dhe në këtë rast jemi njeri për tjetrin. Shpresojë te Zoti që të behet zgjidhje sa më parë”, theksoi ai mes tjerash.

Bllokimi i këtyre autobusëve dyshohet se erdhi si shenjë hakmarrjeje nga Serbia pas votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, sipas sekretarit të Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli.

Tashmë më shumë se 12 orë, dhjetëra autobusë nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në këtë pikë-kalimi kufitar.

Banner

Related posts

SHBA/ Në New York përkujtohen viktimat e gjenocidit serb

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Në parim e mbështes protestën kundër Speciales, do jap pëlqim për mbajtjen e saj

Gjyla Halili

Kur politika harron qëllimin e vërtetë dhe shndërrohet në një skenë të pafund, populli mbetet vetëm spektator

Gjyla Halili