AKTUALE

Kostadinovska Stojçevska hedh poshtë akuzat e Arsovskës dhe paralajmëron padi

Banner

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska i ka hedhur poshtë akuzat e djeshme të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe paralajmëroi padi për shpifje. Ministrja sot në konferencën për mediat tha se Arsovksa në mënyrë shtesë e ka dëmtuar buxhetin për rikonstruktimin e sallës për 20 milionë denarë.

“Kategorikisht i hedh poshtë gënjeshtrat e sajuara dhe pretendimet skandaloze të Arsovskës se kam qenë në dijeni për zjarrin dhe nuk e kam paraqitur. Lajmi për zjarrin u përhap aq shpejt sa në një kohë shumë të shkurtër u vërshuan rrjetet sociale ku dhe unë u njoftova dhe në të njëjtin moment nga ky vend pune i Ministrisë së Kulturës jam drejtuar drejt Sallës universale. Ndërhyrja në sistemin e Byrosë për furnizime publike është karakteristikë për një kohë tjetër kur qytetin dhe shtetin e udhëhiqnin ata që e bënë atë kryetare. Në kohën tonë është dërguar një kërkesë formale në Byronë për furnizime publike dhe një përgjigje e rregullt për ndryshimin e investitorit, siç kërkohet me marrëveshjen e lidhur me Qytetin e Shkupit”, tha Kostadinovska -Stojçevska.

Ajo pohon se vetë Arsovska ka nënshkruar disa dokumente për fillimin e rikonstruktimit të Sallës universale. Siç theksoi, i njëjti projekt që Arsovska e konteston dhe për të cilën akuzon se është falsifikim, është dërguar përmes sistemit për marrjen e lejes ndërtimore nga ana e Qytetit për llogaritjen e shërbimeve komunale.

Banner

Related posts

WFD dhe DPTIZ: Fokus në investimet e diasporës

Gjyla Halili

Ash krahu i Selës: Drejtori i ASK-së me diplomë të falsifikuar, pse ende e mbrojnë VMRO, VLEN-i dhe zv kryeministri për “qeverisje rë mirë”?

Gjyla Halili

Hetimi për tragjedinë në Koçan, Selmani: Rasti mund të marrë epilog politik

Gjyla Halili