AKTUALE

Situata e tensionuar e sigurisë, MPJD dhe MPB thirrje qytetarëve: Mos udhëtoni përmes Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJD) u ka bërë apel qytetarëve që të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi, pasi qindra kosovarë kanë mbetur të bllokuar në pikëkalimin me Kroacinë që nga orët e vona të së martës.

Qindra kosovarëve u janë marrë dokumentet dhe janë bllokuar në pikë kalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci. Fatmir Haxholli nga Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka thënë se kjo po bëhet në hakmarrje të votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që i hapi rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Nëpërmjet një reagimi në Faceboon të mërkurën, MPJD-ja e ka konsideruar arbitrare bllokimin e kosovarëve në zonën neutrale mes Serbisë dhe Kroacisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës në vendkalime kufitare, të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi. MPJD dhe MPB janë duke ndermarrë veprimet e nevojshme dhe do t’iu mbajnë të informuar rreth detajeve të reja. Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë”, thuhet në reagim.

MPJD-ja ka porositur qytetarët që për përditësimet e fundit zyrtare të ndjekin faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, “Kosovo Police”.

Related posts

Dedivanaj në manifestimin tradicional të shkollës fillore ” Gjergj Kastiroti- Skënderbeu” në Triesh: “Nxënësit e kësaj shkolle dëshmi e fortë se e ardhmja jonë është e ndritshme”

Gjyla Halili

Pensionistët ankohen për të ardhurat e ulëta mujore: Nuk mund të mbulohen të gjitha shpenzimet

Gjyla Halili

VMRO-DPMNE humbi 140.000 vota, LSDM rreth 30.000 (TABELA) 20.10

Gjyla Halili