AKTUALE

UEJL të vetmit në vend që fokusohen në tranzicionin nga arsimi në punësim!

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) është produkt evropian dhe si i tillë po zhvillon veprimtarinë në Maqedoninë e Veriut. Si një ndër universitetet më cilësore në vend po vazhdon të shtrijë veprimtarinë aty ku duhet dhe si duhet, prandaj po mbetet dera më serioze në të cilën po trokasin mijra maturantë që të bëhen profesionist të së ardhmes. Hendeku midis nevojave të tregut të punës dhe profileve që diplomojnë është jashtëzakonisht i lartë, e për ta zbutur këtë UEJL nuk qëndron duarkryq por angazhohen në forma të ndryshme për të para dhe hulumtuar atë që ka nevojë tregu që pastaj më i lehtë të jetë kalimi nga arsimi në punësim, shkruan Zhurnal.

Sfidat dhe perspektivat e tregut të punës në Maqedoninë e Veriut- Tranzicioni nga arsimimi në punësim –

E nuk ka mënyrë më të mirë për të trajtuar këtë problematikë sesa në mesin e studentëve të vendosen edhe profesionist të fushave përkatëse dhe që luajnë rol në krijimin e kuadrove të reja dhe mundësimin e punësimit të të njëjtëve. Në këtë formë veproi edhe UEJL, ku në amfiteatrin kryesor në kampusin e Tetovës të mbushur me shumë student që në interesin e tyre ishte kjo temë si dhe një panel prej pesë të ftuarve për ta diskutuar këtë problematikë që i tangon të rinjtë.

“Sfidat dhe perspektivat e tregut të punës në Maqedoninë e Veriut- Tranzicioni nga arsimimi në punësim”, ishte tema e Panelit të organizuar nga Universiteti i Evropës Juglindore dhe Fondacioni Fridrih Ebert – Zyra në Shkup, që u mbajt dje (16 prill 2024), në Kampusin e Universitetit në Tetovë.

“Ky është edhe një kontribut i akademisë për të treguar se tregu i punës në Maqedoninë e Veriut është asimetrik dhe këtë paralajmërim në UEJL e kemi thënë shumë më herët. Përqendrimi i universiteteve dhe politikave arsimore duhet të jetë në krijimin e kuadrove profesionale, të cilat i kërkon tregu”, tha në fjalimin e tij përshëndetës Rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.

Drejtori i Fondacionit Fridrih Ebert, Dr. Peter Hurrelbrink, tha se sot po shënojmë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet fondacionit dhe Universitetit të Evropës Juglindore dhe kontributi i panlistëve e në veçanti i akademisë është shumë i rëndësishëm.

Panelistë të këtij debati ishin, Festim Halili, drejtor i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Vlladanka Trajkoska, drejtoreshë e Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë, Durim Zekiri drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Avni Ismaili, drejtor për Planifikim Strategjik dhe Buxhet në Agjencinë për Punësim, udhëheqësja e Qendrës së Karrierës së UEJL-së Lumturije Memedi-Sinani dhe moderator ishte Valon Sadiki.

Një atmosferë konstruktive u zhvillua edhe në pjesën e pyetjeve të studentëve në kuadër të panelit, ku u parashtruan pyetje për zhvillimin e mundësive të reja për punësim dhe çështje të lidhur me temën kryesore.

Maqedonia e Veriut ka 9.518 vende të lira të punës –

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, në tremujorin e katërt të vitit 2023, shkalla e vendeve të lira të punës është 1.90 %. Numri i vendeve të punës të plotësuara ishte 491.188, ndërsa të lirave 9.518. Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka prej 3.44 % në sektorin F – Ndërtimtaria, ndërsa shkallën më të ulët e ka sektori D – Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar që është 0.47 %.

Subjektet afariste me numër të punësuarish nga 250 dhe më shumë kanë shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës, që shënon 2.05 %. Rajoni i Pellagonisë ka shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës, që shënon 2.62 %. Numër më të madh të vendeve të lira të punës, respektivisht 2 656, ka në grupin e pestë të profesioneve – Punëtorë në veprimtari shërbimesh dhe shitjesh.

Nga kjo kuptohet hendeku i madh mes papunësisë dhe vendeve të lira të punës që vjen kryesisht si pasojë e mos hulumtimit të tregut. Dhe, për këtë nuk do mend që barrë dhe përgjegjësi kanë edhe institucionet e larta arsmiore, Universitet, të cilët bëjnë profilimin e profesionisteve të ardhshëm. Pikërisht, këtë rol dhe përgjegjësi po e luan me kujdes të veçantë UEJL si Universitet i dalluar në vend dhe rajon.

Papunësia e të rinjve mbetet problem për të cilin Maqedonia e Veriut duhet të punojë shumë në këtë drejtim. Kjo është konstatuar në Raportin e fundit për vitin 2022 mbi progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj të integrimit evropian. Të rinjtë dhe përmbushja e nevojave të tyre mbetet sfidë e cila duhet adresuar dhe zgjidhur. Raporti thekson mangësitë ku vendi duhet të punojë si dhe pikat ku vendi ka bërë përparim.

Theks i veçantë ky raport i kushton papunësisë së të rinjve, ku thuhet se ajo mbetet e lartë në 30.9%, mirëpo theksohet se ajo është në rënie të vazhdueshme, por që ka shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim. Por, tani fundi i muajit tetor flet ndryshe ku kjo rënie ka stagnuar dhe ka filluar një rritje e pritshme e nivelit të papunësisë, më shqetësuese se kaq është fakti se kjo rritje do të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim.

Sa ma shumë duhet të fokusohet në këtë drejtim për zbutjen e nivelit të papunësisë, sepse papunësia prodhon kriza të tjera që pastaj janë edhe më vështirë për tu menaxhuar e kontrolluar, sikurse ajo e eksodit të të rinjve. Sepse, me këtë avaz nuk po largohen vetëm të rinjtë por edhe mosha mesatare e qytetarëve që janë të larguar nga puna ose janë të pakënaqur me punën që e bëjnë. Kjo për shkak se nuk përputhen profesionet e të punësuarve me punën që e bëjnë, dhe me këtë vendi humbë edhe të rinjtë edhe profesionistët e fushave të ndryshme. /Zhurnal.mk

Related posts

“Krejt fushatën kundër Rusisë, pse Lavrovin e thirre në Shkup”, Jeta Xharra pyetje Bujar Osmanit

Gjyla Halili

Deputetja Ajdari takon senatoren Roys dhe znj. Rude, njihet me procesin zgjedhor

Gjyla Halili

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Gjyla Halili