AKTUALE

Bajram Rexhepi: Në këtë moment kyç nuk do ta lëmë vendin në duar të amaterëve politik

Nënkryetari i Bashkimit Demomratik për Integrim, Bajram Rexhepi në fjalimin e tij para banorëve të Malësisë së Sharrit në hapjen e shtabeve zgjedhore në fshatin Vicë, Sellcë dhe Llacë ka theksuar se fitorja e BDI-së nuk diskutohet sepse kjo do të jetë një fitore historike. Rexhepi më tej shtoi se kushtrimit të Malësisë së Sharrit, kryetari i VMRO-DPMNE-së ia ndinë larg zanin dhe për këtë beteja e BDI-së nuk është me këta që shtiren si opozitë por me VMRO-DPMNE-në që kërkon 61 mandate për të na përjashtuar nga vendimarrja si shqiptarë.

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve duke theksuar që këta zgjedhje të dyfishta do të vendosin orientimin e vendit.

” Ne ndodhemi në situatë krizash, pandemike, energjetike, kriza të inflazionit e luftrave në vende të ndryshme.Ballkani perendimor ende vuan pasojat e të kaluarës, Fronti Europian betejën politike nuk e ka me oponentët politik shqiptarë por beteja jonë është orientuar për të marë mandatin për formimin e qeverisë.Në këto krizash vendi nuk duhet të lihet në dorë të amaterëve politik, tha Rexhepi.

Banner

Related posts

Besimtarët ortodoksë dhe katolikë këtë vit festojnë Pashkët në të njëjtën ditë

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Hilmi Haradinaj la një trashëgimi të pavdekshme për kombin

Gjyla Halili

Bekteshi: Së shpejti 600 euro paga mesatare

admin