AKTUALE

Bujar Osmani: Open Ballkan është iniciativë e Shqipërisë, e mbështetur nga SHBA

Tregona pse hynët në Open Ballkan”, ishte kjo pyetja qe ju parashtrua Bujar Osmanit që ky i fundit edhe ju përgjigj, transmeton TV21.

Osmani tha se Open Ballkan ishte iniciativë e Shqipërisë por që u mbështet edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtoi se ky iniciativë kishte dy motive; pajtim mes Kosovës dhe Serbisë dhe çlirim të potencialit ekonomik në Ballkan.

Open Ballkan ka qenë një iniciativë e Shqipërisë, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dy arsye; 1. Për të krijuar kushte për pajtim mes Serbisë dhe Kosovës dhe t’i jepet një rrugëdalje Serbisë që ta pranojë Kosovën se natyrisht ishin pozicionet e Serbisë ashtu si ishin në opinionin e tyre, para botës, Kosovës, ai donte të krijonte një platformë që t’i del një rrugëdalje për njohje të ndërsjellët mes Serbisë dhe Kosovës dhe e dyta ishte aspekti ekonomik sepse Qeveria e Shqipërisë kishte vlerësuar se 80 për qind të kamionëve në Ballkan, 80 për qind të kohës e kalojnë në pika kufitare duke pritur për shkak të procedurave administrative të kota kurse 20 për qind e kalojnë në rrugë për të mbërritur te destinacioni. Ekonomia është e ngulfatur për shkak të barrierave administrative të panevojshme përmes shteteve të rajonit”, tha Osmani.

Osmani shtoi se në çdo takim me SHBA-të i është thënë që ta mbështesin këtë iniciativë pasi mbrapa kësaj qëndron ideja e pajtimit dhe çlirimit ekonomik.

Ndërkohë, Osmani pati edhe një pyetje për kundër-kandidatin për president, Arben Taravarin që ky i fundit tha se nëse do të bëhet president, do të largohet nga Open Ballkan.

“Ku ishe që në Qeveri dy vite dhe kishe ministra deri para dy muajve, asnjëherë nuk e hapët temën e Open Ballkan, bile ministri juaj nënshkroi marrëveshje për Open Ballkan dy ditë para se të dalë prej Qeverisë”, tha Osmani.

Related posts

Blinken në Brazil për takimin e G20-ës, takohet me Presidentin brazilian

Gjyla Halili

Shërbimet hotelierike në mars më të shtrenjta për 6.0 % në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar

Gjyla Halili

Macron uron Siljanovskën: Franca mbetet në anën e Maqedonisë së Veriut për të ardhmen e saj evropiane

Gjyla Halili