AKTUALE

Vejca bastion i Frontit Europian: Të gjitha betejat e rëndësishme kan për shqiptarët kan filluar nga Malësia e Tetovës

Fronti Europian sonte ka qëndruar në hapjen e fshatin Vejcë, ku  është mirpritur nga një numër i madh i banorëve të vendit.

Takimin në fshatin Vejcë e  hapi Hisen Xhemaili në cilësinë e nikoqirit të këtij takimi, i cili falenderoi të pranishmin për pjesmarjen dhe mbështetjen e pa rezervë në çdo cikël zgjedhor.

Faton Ahmeti sekretar gjeneral i Bdi-së falenderoj të pranishmit për pjesmarjen në këtë hapje të shtabit e cila u shëndrua në tubim.

“Kam knaqësinë që të jem me bashkëpëpuntorë këtu në mesin tuaj, kjo fushatë eshtë e rëndësisë së veçantë ta vendojmë shtetin në binare.Ne në kuadër te frontit garojm më dy cilke, duke pasur fatin të kemi një kandidat siç është Dr. Bujari i cili ka dëshmuar veten në çdo istitucion që ka udhëhequr.Jemi të bindur se askush më mirë nuk mund të prezentoj shtetin më mirë se Bujari, një figurë e njohur profesionale dhe politike në arenën ndërkombëtare”- tha ndër të tjera Ahmeti.

Shefi shtabit komunal të Tetovës Xhemail Jusufi në fjalën e tij të rastit pasi falenderoi të pranishmit për prezencën masovike, tha se ardhja jonë në Vejcë na kujton luftën e lavdishme të Uçk-së, fal së cilës aritëm të bëjmë gjitha këta ndryshime në shtet.Fjala mobilizim është e njohur në Vejcë dhe në gjith malësinë e Tetovës sepse ju keni qen vigjilent sa her që e ka kërkuar nevoja si në luftë dhe në paqe.

E pranishme ishte dhe kandidatja për deputet Rina Ajdari e cila theksoi se bujaria e banorëve të Vejcës më bën krenare dhe për prejardhjen time.

“Malësia e Tetovës ka mbijetuar sisteme totalitare për faktin se keni besuar në një kauz te sinqert dhe kemi qen të bindur që duhet të ruajm vlerat tona kombëtare. Fronti Europian do të kujdeset për të gjith qyetarët e të gjith vendit në të njëjtën koh”- theksoi Ajdari.

Më tej ajo vazhdoi duke thënë se ne jemi forca progresiste ne duam të shohim vendin në Bashkimin Europian dhe jo ne izolim dhe të kapluar nga forcat e erëta proruse.Ruga e vetme e jona është Bashkimi Europian.

Andan Azizi kërkoi mbështetjen e banorëve të Vejcës për kandidatin e Frontit Europian duke theksuar se kjo është rruga e vetme për të ndaluar forcat e erëta proruse në vend.

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve duke theksuar që këta zgjedhje të dyfishta do të vendosin orientimin e vendit.

” Ne ndodhemi në situatë krizash, pandemike, energjetike, kriza të inflazionit e luftrave në vende të ndryshme.Ballkani perendimor ende vuan pasojat e të kaluarës, Fronti Europian betejën politike nuk e ka me oponentët politik shqiptarë por beteja jonë është orientuar për të marë mandatin për formimin e qeverisë.Në këto krizash vendi nuk duhet të lihet në dorë të amaterëve politik, tha Rexhepi.

I pranishëm në hapje të shtabit në Vejcë ishte dhe kryetari i PDE-së Arijanit Hoxha i cili falenderoi të pranishmit për pjesmarjen masovike duke theksuar se Bdi gjithmonë ka fituar në Vejcë por tani kjo fitore e Frontit Eurpian do të shkruhet në histori.Më mirë se Malësia e Tetovës askush nuk mund të di më mirë se çka është bashkimi, sepse gjitha betejat e rëndësishme për shqiptarët janë nisur nga Malësia e Tetovës, si Sellcë, Vejcë, tha ndër të tjera Hoxha.

Related posts

Bushi: MPB e angazhuar për zgjedhje të drejta dhe demokratike

Gjyla Halili

Vetëvendosje me tre kandidatë për deputetë në listat e VLEN-it

Gjyla Halili

Kanë përfunduar takimet bilaterale në Ohër.

admin