AKTUALE

Ali Ahmeti nuk e mohon kandidaturën për President

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti mund të jetë kandidat i BDI-së për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Këtë e la të kuptohet në deklaratën e dhënë për Indeksonline gjatë një vizite të tij në Prishtinë. Ahmeti ka thënë se vendimet për çështjet e këtilla i sjellin organet e partisë.

Për këto çështje vendoset në organet e partisë, BDI-së, akoma nuk ka një seancë të tillë për ti shqyrtuar temat, opsionet me të cilat do të përballet në këto zgjedhje BDI. Do të thotë opsionet janë të hapura”, tha Ali Ahmeti

Qëndrimi i këtillë i kreut të BDI-së, vjen një ditë pasi kryetari i Kuvendit shpalli datën e zgjedhjeve presidenciale. Për momentin, kandidatin për president e ka vendosur vetëm opozita shqiptare, ndërsa në LSDM vazhdojnë procedurat brenda partiake për të zgjedhur landidatin e tyre, ku një ndër emrat që përflitet është presidenti aktual Stevo Pendarovski. Nga VMRO-DPMNE thonë se deri në fund të muajit do të dihet kandidati i tyre për president./tvklan.mk

Banner

Related posts

Lirimi i produkteve ushqimore respektohet në markete, nga java e ardhshme çmime më të ulëta edhe të pijeve

admin

Fermerët çekë bllokojnë Pragën

Gjyla Halili

Bojmacaliev: Anëtarësimi në NATO na ka vendosur nën mbojtje të një prej prej aleancave më të fuqishme të sigurisë në botë

Gjyla Halili