Kryetari i Shoqatës ” Jehona e Malësisë” në Miçigan, ka marë pjesë në evenimentin e organizuar nga Shoqata ” Malësia e Madhe”- New York, me rastin e 113 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë.
Dedivanaj në fjalimin e tij solli në vëmendje rëndësinë e Kryengritjes së Malësisë, më procesin e Pavarsisë së Shqipërisë.
“Mikpritja, vëllazëria dhe atmosfera juaj e unitetit më impresionuan dhe më dhanë një nxitje edhe më të madhe për të punuar, së bashku me ju, në drejtim të avancimit dhe zhvillimit, si të komunitetit tonë në SHBA ashtu edhe të vendlindjes sonë. Së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha dhe vetëm kështu do të vazhdojmë të veprojmë, sepse tashmë me anë të promovimit dhe angazhimit tonë në adresat më të rëndësishme politike dhe administrative, shqiptarët janë bërë një faktor i domosdoshëm ndërkombëtar dhe gjeopolitik.
Prandaj dua të falënderoj edhe një herë vëllezërit dhe motrat nga Nju Jorku me theks të veçantë shoqatën “Malësia e Madhe NY” në krye me kryetarin Senad Lulanaj për atmosferën bujare dhe patriotike, si dhe atdhedashurinë shëmbullore”- ka shkruar Dedivanaj.
Ja postimi i plotë, dhe fjalimi në video:
Të dashur bashkëkombas,
Kam kënaqësinë t’ju përcjell respektin, vlerësimin dhe mbështetjen e parezervë të komunitetit shqiptar në New York ndaj shoqatës “Jehona e Malësisë” në tërësi dhe bordit të saj drejtues!
Entuziazmi juaj është imazhi më i mirë i synimit tonë për realizimin e idealit kombëtar.
Më vjen shumë keq që për shkak të eventit të paralajmëruar që kam sot në orën 02:00pm nuk pata mundësi të qëndroj, që me kënaqësinë më të sinqertë t’ju përgjigjem pozitivisht dëshirës tuaj për të organizuar një darkë mikëpritjeje enkas për respektin dhe mbështetjen e madhe që na keni dhënë pikërisht ju, vëllezërit dhe motrat tona nga komuniteti shqiptar i Nju Jorkut, i cili përfshin shqiptarë nga çdo cep i Shqiptarisë.
Mikpritja, vëllazëria dhe atmosfera juaj e unitetit më impresionuan dhe më dhanë një nxitje edhe më të madhe për të punuar, së bashku me ju, në drejtim të avancimit dhe zhvillimit, si të komunitetit tonë në SHBA ashtu edhe të vendlindjes sonë. Së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha dhe vetëm kështu do të vazhdojmë të veprojmë, sepse tashmë me anë të promovimit dhe angazhimit tonë në adresat më të rëndësishme politike dhe administrative, shqiptarët janë bërë një faktor i domosdoshëm ndërkombëtar dhe gjeopolitik.
Prandaj dua të falënderoj edhe një herë vëllezërit dhe motrat nga Nju Jorku me theks të veçantë shoqatën “Malësia e Madhe NY” në krye me kryetarin Senad Lulanaj për atmosferën bujare dhe patriotike, si dhe atdhedashurinë shëmbullore.
Gjithmonë festofshim!