AKTUALE

Aktiviteti i Bilall Kasamit tek Parku i Gruas – Tetovë

Banner

Bashkë me përfaqësuesit e NPK, kandidatët për deputetë, aktivistë dhe aktiviste, sot pastruam dhe kositëm barin tek Parku i Gruas në Tetovë. Puna dhe investimet për qytet më të pastër janë një nga prioritetet tona kryesore. Këtë e dëshmojmë me punën tonë të vazhdueshme.

Tetovën e gjetëm nën gërmadha, me gropa, pa rrugë e pa bulevarde.

Sot, për çdo ditë po shndërrohet në qytet europian. Me rrugë e rrugica të asfaltuara, me bulevarde të reja që lehtësojnë qarkullimin e qytetatëve dhe kaosin në qytet. Në Tetovë, sot investohet më shumë se kurrë në ekologji, mirëmbajtjen dhe ndërtimin e parqeve të reja. Të tjerët “agjendën e gjelbër” e përdorën vetëm për ta mbuluar korrupsionin, ndërsa mbuloheshin nga deponitë. Ne sot i japim qytetit tonë frymë dhe mjedis të pastër jetësor.

Për Tetovën ja VLEN.

Banner

Related posts

Inceneratori i Elbasanit/ Dëshmojnë Lefter Koka dhe Alqi Bllako, ish ministri: Procesi i montuar politikisht, akuzat ndaj meje të paprovuara

admin

Toshkovski i inatosur: Le të vijnë Xhaferi dhe Osmani të fotografojnë qytetarët për pasaporta

Gjyla Halili

LD, BESA e Alternativa: S’kemi asnjë komunikim me Ali Ahmetin dhe BDI-në

Gjyla Halili