AKTUALE

Jakimovski: Do ta parandaloj largimin e të rinjve

Kandidati për president i koalicionit “Guximshëm për Maqedoninë”, Stevço Jakimovski tha sot se çelësi i përkushtimit dhe betejës së tij do të jetë se si të krijojë kushte që populli e veçanërisht të rinjtë të mos emigrojnë.

Sipas tij, nga vendi ynë disa shpërngulen për arsye ekonomike, por një pjesë e madhe largohen nga fakti se nuk ka sistem funksional.

Republika e Maqedonisë ka nevojë për një plan gjithëpërfshirës investues në të cilin një pjesë e punimeve do të jepen me koncesion, para së gjithash këtu kam parasysh hekurudhën dhe hidrocentralet dhe gjithçka tjetër, si rezultat i investimeve të mëdha në sektorin e ndërtimit do të thotë se do të ketë rritje ekonomike, produkti social bruto do të rritet, do të kemi më shumë mundësi punësimi, do të zhvillohet edhe pjesa tjetër e 24 degëve industriale, dhe kjo do të thotë mundësi më e madhe për kthimin e të rinjve tanë këtu në Republikën e Maqedonisë. Dhe si rezultat i atyre punëve të mëdha publike, sigurisht që do të nxitet zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat janë shtytësi bazë i zhvillimit të një vendi”, deklaroi Stevço Jakimovski.

Related posts

Siljanovska Davkova: Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat duhet të vlejë edhe për personat me nevoja të veçanta

Gjyla Halili

Mijallkov dëshiron të rikthehet në biznes përmes “ZK Pellagonija” dhe “Zdravje Radovo”

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj në Tv Boin: Qëllimi ynë është që kjo nismë të bëhet një traditë e përvitshme

Gjyla Halili