AKTUALE

Gashi: Mushkëritë e qytetit nuk duhet t’ua lëmë t’i ngulfasin të paaftët

Kreu i Alternativës, Afrim Gashi në shoqëri të kandidatit për President, Arben Taravari dhe liderëve të koalicionit VLEN, nga Parku i Sarajit ka apeluar për nevojën e investimeve dhe ruajtjen e hapësirave të gjelbra. “Ruajtja e ambientitit e krijimi i mundësive për shfrytëzim më të madh të kësaj pjese bashkë me kanionin e Matkas e atraksionet tjera janë potencial i jashtëzakonshëm turistik”, ka thënë Gashi.

Kjo sipas tij duhet të jetë mision i qeverisjes dhe të mos vuajnë qytetarët nga paaftësia e udhëheqësve të institucioneve, të cilët nuk kanë fuqi e as ide qoftë edhe për t’i larguar mbeturinat.

“Më e pakta që mund të bëjmë është të ndryshojmë mënyrën si trajtohen të mirat që i kemi e që na janë besuar ti ruajm. Nuk ia vlenë të pritet për një vendim nga një institucion në tjetrin për të larguar mbeturinat nga Liqeni i Treskës. Ju nuk duhet të vuani paaftësinë e udhëheqësve, të cilët nuk krijojnë kushte për shfrytëzimin e hapësirave të gjelbra”, u është drejtuar ai të pranishmëve. Prandaj sipas Gashit ia vlen të bëhet ndryshimi dhe për këtë i ka ftuar qytetarët që ndryshimin ta bëjnë me votë. Ndryshimi ia VLEN!

Banner

Related posts

Reagojnë Gjelaj dhe Camaj, dënojnë aktet provokuese në Bozhaj

Gjyla Halili

Mucunski në mëngjes pune të organizuar nga ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto

Gjyla Halili

237 shoferë të gjobitur në Shkup, 79 për tejkalim të shpejtësis

admin