AKTUALE

Në muajin shkurt janë dhënë 387 leje ndërtimi në Maqedoni, 9.9% më shumë se vitin e kaluar

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në shkurt 2024 janë dhënë 387 leje ndërtimi, që është 9,9% më shumë se në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve është 8.819.983 mijë denarë, që është për 10,9% më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 171 (44,2 %) janë të destinuara për ndërtesa të larta, 119 (30.7 %) për ndërtesa të ulëta dhe 97 (25.1 %) për objekte rindërtimi.
Nga gjithsej 387 objekte, 216 (55.8 %) janë investitorë persona fizikë, dhe 171 (44.2 %) investitorë objekt janë subjekte afariste.

Në periudhën raportuese është planifikuar ndërtimi i 951 banesave, me sipërfaqe totale të shfrytëzueshme prej 78.892 m2.

Related posts

Qeveria jep llogari: Miliona, projekte dhe premtime – qytetarët presin rezultate!

Gjyla Halili

Moti në mëngjes i ftohtë, gjatë ditës deri në 23 gradë

Gjyla Halili

Festën e futbollit e fitoi Shkëndija, si mysafire: 3 me 1 kundër FC Wil

admin