AKTUALEOPINIONE

HEROI I KOMBIT REXHEP MALAJ, UDHËHEQËSI I POPULLIT SHQIPTAR ALI AHMETI DHE PROF. DR. SC. FITORE MALAJ


Ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës vajza e Heroit të Kombit Rexhep Malaj!
Bija e vetme e Çelikut të qëndresës nëpër burgjet e ish – jugosllavisë, të pamposhturit Rexhep Malaj, Ajo tash e tutje është: Prof. Dr. Sc. Fitore Malaj!
Fitore Malaj, është bërë  Doktor i Shkencave të Edukimit, dhe evenimenti solemn është zhvilluar, në ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë, në atë Maqedoni, në të cilën Babai i Saj zulmëmadh Gjiganti Rexhep Malaj, në burgun e Idrizovës ka kaluar vite të tëra burg, është mbajtur në izolim e në kushte shumë të rënda, dhe është torturuar barbarisht!
Qyteti ku e ka mbrojtur me sukses disertacionin dhe është shpallur doktore e shkencore pedagogjike Fitorja e Heroit të Kombit Rexhep Malaj, është Qyteti i Manastirit, vendlindja e Alfabetit të Shkronjave të Gjuhës Shqipe!

Pa gjakun e derdhur për liri të Heronjëve të Kombit, pa luftën heroike dhe historike të armatosur çlirimtare të popullit shqiptar, në ballë me njërin prej themeluesve të UÇK-së, UÇPMB-së dhe Kryekomandantin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Udhëheqësin e popullit shqiptar nga Maqedonia e Veriut Ali Ahmetin, Fitore Malaj, nuk do të mund të mbulohej me aureolën e shenjtë  dhe të thirrej me solemnitet Prof. Dr. Sc. Fitore Malaj!

Në mes të urimeve të mëdha që i shkuan me shpejtësi zëri Prof. Dr. Sc Fitore Malajt, vajzës së vetme të Simbolit të Qëndresës Titanike nëpër kazamatet fashiste jugosllave, Heroit të Kombit Rexhep Malaj, ishte edhe urimi i njërit prej vazhduesve më besnik të idealeve të mëdha, të rrugës së përgjakur të Kryekomndantit të Partisë së Luftës së Kosovës Rexhep Malaj, ai i Udhëheqësit të madh kombëtar Ali Ahmeti!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 11 Prill 2024!

Banner

Related posts

Grubi ka ndarë tendere mbi 20 mijë euro për qebab në Pçela dhe Dalma Catering

Gjyla Halili

Blerim Bexheti: Anketa e sotme dhe një dëshmi se populli din kënd të besoj

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: Të gjitha betejat i kemi fituar, me Bujarin president të gjithë qytetarët do të ndjehen të përfaqësuar

Gjyla Halili