AKTUALE

PDSH: Arben Taravari vegël e Mickovskit të VMRO-së dhe Levicës

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi, kur thot se Arben Taravari është një mashtrues dhe manipulant i madh ka fakte dhe argumente.

Personi A.T. jo vetëm që është një mashtrues dhe manipulant i madh por është një gënjeshtar dhe hajn, si vegël e Mickovskit të VMRO-së dhe Levicës, nuk ndalet duke mashtruar, uzurpuar dhe keqpërdorur diçka që nuk i takon atij.

Siç mund të shihet në foto personi A.T. që pretendon të bëhet president, që nga 16 shkurti 2008, nuk ka qenë anëtar i Partisë Demokratike Shqiptare.

Personi A.T. siç mund të shihet në pamjet në video ka qenë në këshillin nismëtar për themelimin e Bashkimit Demokratik Shqiptar të Bardhyl Mamutit që nga shkurti i vitit 2008.

Në shtetet e mirëfillta ku sundon ligji dhe rregulli, ndaj personave të këtillë si A.T. që keqpërdorin për interesat e tyre amblemën dhe emrin e një subjekti juridik siç është në këtë rast PDSH, ballafaqohen me masa ndëshkuese dhe dënime.

Ne si Parti Demokratike Shqiptare nuk do ti hyjmë këtyre procedurave por vetëm ja bëjmë me dije opinonit se ky mashtrues si A.T. nuk ka asnjë vlerë morale e njerëzore për të kërkuar votat e Shqiptarëve.

Partia Demokratike Shqiptare si pjësë e Frontit Europian i bën thirje gjithë shqiptarëve dhe qytetarëve tjerë që me votën e tyre për kandidatin tonë për President z.Bujar Osmanin përfundimisht të debllokohet procesi integrues në Bashkimin Europian dhe njëkohësisht personat e tillë si A.T. ti largojmë nga skena politike.

Sali Ajdini Shef i shtabit qendror PDSH

Banner

Related posts

Drenas, përkujtohen dëshmorët dhe martirët te “Lisat binak” dhe pranë Kompleksit memorial “Pëllumbat e lirisë”

Gjyla Halili

Shoqata “Malësia” – Kaliforni përkujton 115-vjetorin e Kryengritjes së Malësisë

Gjyla Halili

Haris Gjokaj letër Edi Ramës dhe Albin Kurtit: Gjyshi im ka është nga Klina, jam shqiptarë dhe e dua nënshtetsinë e Kosovës

admin