AKTUALE

Zgjedhjet Presidenciale/ Gratë në fokus, përplasje në distancë Pendarovski – Davkova!

Përplasja Pendarovski – Mickoski mori një dimension tjetër. Kandidati presidencial, Stevo Pendarovski, para qytetarëve të Gjevgjelisë, I ka komentuar akuzat e VMRO-DPMNE-së për sjelljen e tij ndaj grave.

“Isha presidenti i parë që emëroi një grua si adjutante në Armatë. Një profesion dominues mashkullor. Isha presidenti që emërova këshilltare për çështje gjinore. Nga 12 njerëzit që solla me vete gjatë mandatit tim, 52% janë gra.Nuk kam bërë ndarje të tilla e as që do të bëj në të ardhmen”

Përplasja në distancë ka vazhduar edhe me kandidaten presidenciale të VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova. Ajo ka cituar deklaratën e Pendarovskit, I cili ka thënë, se nëse do t`i fitojë zgjedhjet, do ta propozojë për gjykatëse kushtetuese.

GORDANA SILJANOVSKA DAVKOVA – VMRO DPMNE DHE KOALICIONI

“Unë kam problem. Nuk mund ta propozoj për gjykatës Kushtetues, për shkak se kriteret e mia janë shumë të larta. Mirë është që pati momentin e së vërtetës. Duke e njohur mund ta ndryshojë mendimin. Por, për mua fjala është fjalë, sikurse në Bibël apo sic thonë Shqiptarët – Besë”

Banner

Related posts

Agron Dedivanaj nga sheshi Gjergj Kastrioti Skënderbeu: “Kjo tokë është e jona, ky flamur është i yni, ky komb nuk përkulet kurrë”

Gjyla Halili

RMV, janë publikuar listat me emrat e personave që kanë fituar ndihmë nga shteti

admin

Në një vend të madh evropian, duan të ndalojnë vozitjen gjatë fundjavave?

Gjyla Halili