AKTUALE

Kërkesa e Osmanit për cerifikimin e politikanëve, “therrë” në sytë e Siljanovskës



Kërkesa e Bujar Osmanit, kandidatit të Frontit Europian për president të shtetit, në lidhje me Bordin ndërkombëtar për certifikimin e funksionarëve politik është bërë therrë në sytë e opozitës maqedonase.

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska, së fundmi në tubim partiak ka komentuar qëndrimet e Osmanit. Sipas saj, kërkesat e Osmanit për Bord ndërkombëtar është sinonim i shteteve nën protektorat.

“Paramendoni, kandidati për president Bujar Osmani kërkon nga SHBA, NATO dhe BE t’i certifikojë të gjithë kandidatët për funksione politike. Pse? Sepse ai ka certifikatë. Vallë Maqedonia është protektorat e ai Guvernator”, ka thënë mes tjerash Siljanovska në fjalimin e saj.

Banner

Related posts

Nik Gjeloshaj: 3 Marsi 2019 – Dita e Bashkimit dhe e Shpresës për Malësinë

Gjyla Halili

Bilall Kasami: Më 24 prill dhe 8 maj do ta bëjmë ndryshimin edhe në nivelin qendror

Gjyla Halili

Protesta e 34 për rastin në Koçan: Kush e dinte, kush e lejoi, kush heshti!?

Gjyla Halili