AKTUALE

DASH: RMV-ja të mbajë frymën e “Prespës” dhe “Ohrit”!

SHBA-të presin që Maqedonia e Veriut ta mbajë frymën e Marrëveshjes së Prespës, kurse diskursi publik të bazohet në fakte – transmeton Zëri i Amerikës deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Mediat greke me vëmendje po ndjekin deklaratat politike lidhur me Marrëveshjen e Prespës gjatë fushatës parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu po ndiqet edhe përdorimi i emrit “Maqedoni”, pa “E Veriut”, nga disa kandidatë.

Zëri i Amerikës” në gjuhën maqedone ka pyetur Departamentin Amerikan të Shtetit, nëse janë të shqetësuar për cënimin e mundshëm të Marrëveshjes së Prespës?

“Sikurse që SHBA-të mbeten të përkushtuar për Marrëveshjen e Prespës, presim që RMV-ja ta mbajë këtë frymë dhe diskursi publik të mbetet e bazuar në fakte dhe të rrënjoset në përkushtimin e së ardhmes së RMV-së në BE” – thonë nga DASH.

Presidenti amerikan, Xho Bajden, në vitin 2021 dekretoi urdhërin ekzekutiv, ku parashihet “ngrirja” e pronës dhe ndalimi i hyrjes në SHBA për persona që punojnë kundër Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

“Përgjegjësit ose ata që cënojnë, pengojnë apo kërcënojnë implementimin e çdo marrëveshje rajonale të sigurisë, paqës ose marrëveshjeve të bashkëpunimit, marrëveshjeve kornizë që lidhen me Ballkanin Perëndimor, duke llogaritur Marrëveshjen e Prespës së vitit 2018 dhe Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2001” – thuhet në urdhërin ekzekutiv të presidentit Bajden.

Pas urdhërit ekzekutiv të Presidentit Bajden, VMRO-DPMNE-ja opozitare, përmes një komunikate, kishte deklaruar se nuk ka marrë pjesë në negociata dhe miratimin në parlament të Marrëveshjes së Prespës, si dhe e kanë quajtur në kundërshtim me interesat kombëtare maqedonase.

“Prespa”, “Ohri” por edhe Traktati i Miqësisë me Bullgarinë vazhdimisht përmenden nga opozita por edhe parti dhe kandidat presidencial, në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e dyfishta.

Related posts

Faton Ahmeti me dr. Bujar Osmanin vizitojnë Spitalin e Tetovës: Investimet në Spital do të vazhdojnë

Gjyla Halili

Zëvendës kryeministri i Parë Izet Mexhiti takoi Ministrin për të drejtat e njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi Fatmir Gjeka

Gjyla Halili

Mexhiti: Absurde! Asnjë shqiptar nuk është i punësuar në Akademinë maqedonase!

Gjyla Halili