AKTUALE

Gashi: Në këto katër vite, Qeveria e RMV-së nuk ka qenë kurrë e rreshtuar kundër Kosovës!

Analistë të ftuar në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në Tv Klan Macedonia diskutuan mbi temën “Beteja e shqiptarëve të Maqedonisë”, duke trajtuar aktualitetin politik në vend.

Analisti Astrit Gashi tha se në këto 4 vite qeverisje, Maqedonia e Veriut nuk ka qenë kurrë kundër Kosovës dhe pro Serbisë, por kanë pasur sjellje institucionale korrekte.

“Në këto katër vite, unë po e them që as edhe një herë nuk e kam pa Maqedonin e Veriut të reshtuar krah Serbisë e kundër Kosovës, kurrë! Kanë pasë gjithmonë qëndrim zytar dhe institucional. Tash me këto zgjedhje, Naseri ndoshta ka qejf që qeverinë e re në Maqedoni me ua zgjedh Kosova, unë po them që uroj edhe me ua zgjedh Kosova, mbase nuk keni guxim me e zgjedh vet por do të ishte gabim. Unë kam qenë kundër Ballkanit të Hapur, mirëpo ai projekt nuk e ka izolu Kosovën. Mua më duket habi me më thonë dikush prej Maqedonisë që shteti i tyre qenka reshtu pro Serbisë dhe kundër Kosovës, ndërsa unë si qytetar i Kosovës po e shoh që Maqedonia në këto vite kurrë nuk ka qenë kundër Kosovës,

Analisti Lirim Mehmetaj shtoi se Vetëvendosje po luan me standarde të dyfishta politike.

“Vetëvendosje ka fitu në Kosovë me standard të dyfishtë moral, pra Ali Ahmeti vjen në Kosovë dhe thotë se Albin Kurtin e kam vëlla. Del Bekim Qoku me foto që Bujar Osmani duhet të shpallet Person Non Grata, kush me u shpall Non Grata? Një ministër i qeverisë së Ali Ahmetit, që shefin e Qokut e quan vëlla”, deklaroi Mehmetaj.  /TvKlan.mk

Related posts

Chicago: Vazhdon tradita,” Sofra kërçovare”,bashkon kërçovarët e Amerikës dhe vendlindjes….

Gjyla Halili

FEJTON EKSKLUZIV: SHTATORE PËR TË BURGOSURIT POLITIK SHQIPTAR TË KOSOVËS DHE VISEVE SHQIPTARE NËN ISH – JUGOSLLAVI (45)

admin

Shefiti: SHTETI, për dikë nënë e për dikë NJERKË!

admin