AKTUALE

Bdi dega Tetovë: Edhe një gjest hipokrit nga Bilall Kasami dhe vartësit e tij

Në vend që të angazhohet institucioni përkatës për higjienën e qytetit, Kasami dhe vartësit e tij mundohen që përmes aksioneve si ky i ditës së sotme, të fshehin përgjegjësinë e tyre institucionale dhe të sillen sikur janë pa funksione publike.

Për të qenë edhe më hipokrite situatata, në aksionin e sotëm kinse për pastrimin e shëtitores kanë marrë pjesë punëtorët, drejtorët dhe shumë administratorë të komunës së Tetovës.

Kryetari i Komunës dhe Drejtorët, kanë detyrë kushtetuese dhe institucionale të përkujdesen që institucionet që drejtojnë të japin shërbime cilësore ndaj qytetarëve. Qytetarët nuk kanë zgjedhur Kryetar që bën punën e pastruesit. Pastrimin e qytetit ka kush e bën, nëse Kryetari dhe Drejtorët e bëjnë punën ashtu siç duhet.

Tetova meriton kryetar që kujdeset për qytetin. Mjaft më me hipokrizi. 19 tetori është afër!

Banner

Related posts

Filipçe: Refuzova ofertat për punë në SHBA, Zvicër, Gjermani vetëm për të qëndruar këtu

Gjyla Halili

Kryeministri Hristijan Mickoski nga Brukseli: Maqedonia e Veriut e vendosur drejt fillimit të negociatave me BE-në

Gjyla Halili

Mexhiti: Ismet Jashari ishte kullë e bashkimit të shqiptarëve

Gjyla Halili