AKTUALE

Pendarovski: Garnitura aktuale qeverisëse nuk arriti të sigurojë drejtësi dhe sundim të ligjit

Stevo Pendarovski gjatë takimit me qytetarët e Aerodromit në Shkup tha se garnitura aktuale qeverisëse nuk arriti të sigurojë drejtësi dhe sundim të ligjit, ndërsa ajo që pretendon të vjen synon lirimin e terroristëve të 27 prillit. Sipas Pendarovskit, puna e parë që duhet bërë pas marrjes së mandatit është vetingu thelbësor.

“Disa gjykatës dhe prokurorë ishin nën ndikimin e drejtpërdrejt të politikës dhe nuk i proceduan qëllimisht vjedhjet dhe krimet që u bënë kundër popullit. Për këtë arsye duhet të pajtohemi që tani dhe të japim premtimin tonë, nëse e marrim mbështetjen tuaj, puna e parë dhe kryesore duhet të jetë vetting i thellë dhe i duhur për të gjithë gjykatësit dhe prokurorët por edhe neve politikanëve”, tha Stevo Pendarovski, Kandidat për president. /Alsat.mk

Banner

Related posts

Shoqata “Jehona e Malësisë” në Michigan: Kryengritja e Malësisë, themel i lirisë kombëtare

Gjyla Halili

Zeqirja Ibrahimi për Talat Xhaferin: “Taman si Zastavnik i JNA-së!

admin

UT hapi dyert për maturantët

Gjyla Halili