AKTUALE

Jakimovski: Ndryshimet kushtetuese me futjen e bullgarëve, të papranueshme

Kandidati për president Stevço Jakimovski dje para Makedoniumit në Krushevë tha se ai nuk i pranon deklaratat e Maksim Dimitrievskit, VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së për ndryshimin e Kushtetutës.

“Atë që Maksim Dimitrievski, VMRO-DPMNE dhe LSDM ia ofrojnë popullit maqedonas është tmerr pa fund. Tani ta ndryshojmë Kushtetutën e pastaj të pranojmë se ekzistojmë si popull nga viti 44, pastaj të pranojmë se gjuha jonë është dialekt i gjuhës bullgare, se revolucionarët tanë duke e përfshirë edhe Goce Dellçevin, nuk janë maqedonas sipas origjinës”, tha Stevço Jakimovski, kandidat për president.

Banner

Related posts

Deklaratë me shkrim e koalicionit VLEN për afatin gjashtëmujor për ndryshimet kushtetuese

Gjyla Halili

IBM do të shtojë qindra vende pune të lidhura me Inteligjencën Artificiale në Irlandë

Gjyla Halili

“Festivali i Fëmijëve në Mersin të Turqisë” 19-24 Prill 2024

Gjyla Halili