AKTUALE

Xhubleta e atdhetares Preta Dedvukaj në muzeun Pejës

Nën patrionatin e Muzeut të Pejës nesër me fillim në ora 11 organizohet pranim-dorëzimi i xhubletës e punuar nga një atdhetare shqiptare nga Malësia e Madhe por që jetoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Preta Dedvukaj.

E ndjera tani më një jetë të tërë punoi me shum dashuri veshjen tradicionale malësore Xhubletën, dhe shum veshje të tjera kombëtare, ruajti me fanatizëm vlerat dhe traditën shqiptare në Amerik.

Pranimi-dorëzimi i Xhubletës do të bëhet nga familja e Gjergj Gjeku Dedvukaj nga Bardhaj të Hotit, me banim në Michigan të ShBA.

Me këtë rast do të organizohet dhe një program artistik dhe koktej rasti në Hotel Dugagjini në Pejë.

Enkas për këtë eveniment nga Amerika kanë udhëtuar djemt dhe vajzat e zonjës Preta Dedvukaj dhe kushëriri i tyre avokati i njohur në ShBA Jozev Dedvukaj.

Related posts

Grubi paralajmëron spektakël në Shkup

Gjyla Halili

Mitsotakis: Athina nuk toleron “lapsuse” të tjera nga Shkupi

Gjyla Halili

Ky është parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili