AKTUALE

Siljanovska: Hegeli e ka gabim, maqedonasit meritojnë president dhe kryeministër më të mirë

Në fjalimin e saj në tubimin parazgjedhor në Negotinë, kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova, kundërshtoi mendimin e filozofit Hegel, i cili beson se çdo popull e meriton pushtetin e vet .Sipas Siljanovskës, Hegeli e ka gabim sepse maqedonasit meritojnë një president dhe kryeministër më te mirë se ata të cilët tani po i udhëheqin tani.

“Mendoj se ju nuk e meritoni këtë pushtet, kjo duhet ndryshuar dhe pas këtyre zgjedhjeve presidenciale premtoj se do ta bëj atë që e prisni nga unë, që të mos ju tradhtoj. Çdo ditë do t’ju dëshmoj se legjitimiteti im buron nga ju e jo prej dikujt tjetër… Ky shtet është larg shtetit të së drejtës, shteti i takon partisë, ne kemi dy shtete, dy qeveri, dy kryeministër dhe nuk e dimë se kush është më i fuqishmi, madje kemi edhe dy kuvende”, pohoi  Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente.

Banner

Related posts

Tre muaj pa rroga, 140 punonjës të Spitalit të Tetovës nesër në protestë

Gjyla Halili

Akademi solemne me rastin e 80-vjetorit të kodifikimit të gjuhës standarde maqedonase, nën patronatin e Siljana-Davkovës

Gjyla Halili

Mexhiti: Nuk rra një qeveri me 61 deputetë, e si mund të bie një shumicë që është me ⅔ e deputetëve!

Gjyla Halili