AKTUALE

Maksuti: Gjykatat ekspoziturë në shërbim të Qeverisë

Profesori i njohur i së drejtës kushtetuese Mersim Maksuti i cili së fundmi i’u bashkangjit Aleancës për Shqiptarët lidhur me vulat e kësaj partie që iu dhanë krahut të Ziadin Selës akuzon gjykatat të cilat sipas tij janë në shërbim të Qeverisë.

“Pas përçarjes së Partisë politike së Aleancës për Shqiptarët në dy krah, e njohur tashmë në opinion publik situata e re e krijuar, ditë më parë Gjykata Themelore në Tetovë, si organ i shkallës së parë, mori vendimin që vulat e Partise t’i takojne krahut të Zijadin Selës duke ia mohuar të drejtën Arben Taravarit si Kryetar legal dhe legjitim i saj për të pasur cilësinë e përfaqësuesit juridik të kësaj Partie politike ndonëse sipas së gjithë gjasave përbën shumicën dominante të anëtarëve të organeve të Aleancës për Shqiptarët si parti politike, përkatësisht anëtarësinë më të gjerë të saj” vuri theksin Maksuti gjatë një vështrimi në faqen personsle në Facebook. Siç analizon Maksuti Gjykata themelore në Tetovë me vendimin e saj, i cili ishte refuzuar nga tre gjyqtarë më herët për të vendosur lidhur me këtë çështje kontestimore juridike, le mjaft për të dyshuar në objektivitetin e saj, ngaqë NUK ka vendosur çështjen në mënyrë të themeltë në mbështetje të fakteve dhe provave, pra gjendjes reale-faktike, gjë që bën të kontestueshëm vendimin e marrë nga gjyqtari përkatës në kuadër të Gjykates Themelore në Tetovë.
Sipas Maksutit rrjedhimisht, ky vendim më tepër vjen si rezultat i ushtrimit të influencës të kundra-ligjshme nga jashtë nga strukturat e pushtetit politik (ekzekutiv) të RMV-së, me ç’rast shton Pollozhani, me këtë cënohet rëndë pavarësia dhe mëvetësia e gjyqësorit si dhe një nga postulatet fondamentale të shtetit bashkëkohor demokratik – sundimi i së drejtës që ka të bëjë me zbatimin me konsekuencë të parimit të ligjshmërisë dhe sigurisë juridike për mbrojtjen juridike dhe realizimin e ndonjë të drejte të caktuar kur cënohet ajo.

“Gjykata e Apelit, si organ i shkallës së dytë, duke vepruar sipas fakteve dhe dëshmive në përputhje me aktet ligjore përkatëse, mund dhe duhet të vendos për “prishjen e vendimit” dhe “kthimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë, nga një tjetër gjyqtar”.
Vula dhe emblema e Partisë së ASH-së vazhdojnë t’i mbeten Arben Taravarit si Kryetar legal i saj deri në përfundimin e procedurës ankimore gjyqësore, si dhe me të drejtën për të menaxhuar në tërësi ASH-në si parti politike” përfundon kështu analizën e tij Mersim Maksuti(INA)

Related posts

Biznesmeni shqiptar me disa kompani i përfshirë në disa skandale në Maqedoni

Gjyla Halili

Fronti Europian në Manastir: Lamë pa gjumë gjithë oponentët politikë!

Gjyla Halili

“Grup kri’minel që bënë akt te’rrorist ndaj Komunës dhe mua” – Isen Shabani deklarohet për rastin e Kishës në Gallatë

Gjyla Halili