AKTUALE

Aggeler: Do t’i ndjekim nga afër zgjedhjet, do të shohim nëse ka ndërhyrje nga jashtë

Banner

Maqedonia e Veriut është në Evropë. Duhet të jetë në BE. Ajo meriton integrimin e plotë euroatlantik. Ajo ka nevojë për më shumë tregje të hapura. BE-ja është e ardhmja e ndritur e vendit”, tha ambasadorja amerikane Angela Aggeler, e cila shpreson që kjo çështje të ngrihet gjatë zgjedhjeve.

Ageler në një intervistë për TV21, tha se zgjedhjet do t’i shikojnë nga afër, por do të shikojnë edhe nëse ka ndërhyrje nga jashtë.

“Sinqerisht, nuk kam një mendim të caktuar për zgjedhjet presidenciale. Mendoj se është logjike që raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale të jetë së bashku me zgjedhjet parlamentare. Është e mrekullueshme. Ne do të shikojmë gjithçka nga afër. Në mesin e partive shqiptare ka një dinamikë interesante mes partive. Ne i monitorojmë nga afër të gjitha zgjedhjet, por monitorojmë edhe nëse ka ndërhyrje nga jashtë”, thotë Ageler.

Duke iu përgjigjur pyetjes që kohët e fundit dëgjohet gjithnjë e më shpesh nga partitë politike të shqiptarëve fillimisht të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe më pas formimi i Qeverisë, Aggeler thotë se ka dëgjuar disa opsione se si do të ishte e mundur.

“E kam dëgjuar këtë, kam dëgjuar disa opsione të ndryshme, se si do të ishte e mundur. Unë besoj! Besoj se ka pasur precedentë, nuk e kam fjalën për dekada më parë, por ka pasur precedentë ku janë miratuar ndryshime gjatë një qeverie teknike. Një nga gjërat që kam mësuar duke shërbyer këtu është se çdo gjë është e mundur”, tha ambasadorja amerikan.

Banner

Related posts

Mexhiti: Një parti e dalur nga lufta që përfundon me komunitetet e vogla, është hap i parë drejt shkrirjes në VMRO ose LSDM

Gjyla Halili

U MBAJT MBLEDHJE E KUVENDIT TË BFI-SË

Gjyla Halili

Forumi i Gruas i VLEN në Shkup organizoi Konferencë Rajonale, e pranishme Albulena Haxhiu ministre e Drejtësisë së Kosovës dhe kryetare e Forumit të Gruas të Vetëvendosjes

Gjyla Halili