Në nderë të 6 prillit – ditës së kryengritjes së Malësisë të 1911-ës, nën organizimin e Komunës së Tuzit, do të mbahet një mbrëmje akademike kushtuar kësaj date historike kombëtare.
Mbrëmja akademike do të mbahët të shtunën, më 6 prill, me fillim ne orën 20:00, në QKI “Malësia” në Tuz.
Fjalën e rastit do t’a mbajë kryetar i Komunes se Tuzit, Lindon Gjelaj.
Të ftuar të mbrëmjës janë: Akademik Frasher Demaj – historian, Akademik Anton K. Berishaj – sociolog, Prof. dr. Teki Kurti – historian dhe Mark Junçaj – historian.
Në QKI “Malësia” gjithashtu do të shfaqet
ekspozita e fotografive te Kryengritjes 1911 nga Muzeu “Marubi “- Shkodër.
previous post