AKTUALE

Tubimet zgjedhore,sot dhe nesër do të bllokohen disa rrugë në Shkup

Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup njofton se për shkak të përgatitjeve dhe mbajtjes së tubimeve, duke filluar nga sot (03.04.2024) deri nesër (04.04.2024), do të bllokohen disa rrugë në Shkup.
“Sektori për siguri në trafik rrugor ka ndërmarrë një sërë masash për regjim të veçantë komunikacioni, ku bulevardi “Ilinden”, drejtimi drejt urës “Goce Dellçev” drejt bulevardit “Klimenti i Ohrit” dhe nga bulevardi “Klimenti i Ohrit” deri te ura “Goce Dellçev”, do të jenë të mbyllura për komunikacion në të dy drejtimet. Gjatë ditës së nesërme, sipas nevojës do të mbyllen edhe rrugë të tjera në rajonin qendror”, thonë nga MPB-ja.

Banner

Related posts

Kryetari i “Vatra”-s, Elmi Berisha, mori pjesë në protestën në përkrahje të çlirimtarëve në Hagë

Gjyla Halili

Në Komunën e Tetovës për zgjedhjet parlamentare votojnë 86.550 persona, për rethin e dytë për zgjedhjen e presidentit 86.405 persona

Gjyla Halili

Kryetari Bexheti jep 14 vendime për mësuesit e rinj në Komunën e Sarajit

admin