AKTUALE

Qoku: Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë tre kandidatë për deputetë në Maqedoninë e Veriut

Këshilltari i Albin Kurtit dhe kandidati për deputet në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku njofton se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë tre kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 8 majit në Maqedoninë e Veriut.

Kandidatët do të jenë pjesë koalicionit VLEN.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i ketë tre kandidatë për deputetë, me koalicionin VLEN.
Ne do të jemi pjesë e fitores që VLEN!

Në Njësinë Zgjedhore 1, kandidate me numrin 6 në listë do të jetë znj. Nafie Selmani. Në Njësinë Zgjedhore 2, kandidate me numrin 6 në listë do të jetë znj. Medine Ukshini. Ndërsa në Njësinë Zgjedhore 6, kandidat me numrin 2 në listë do të jem unë, Bekim Qoku”, shkruan Qoku në profilin e tij Facebook.

Ai shton se në Maqedoninë e Veriut Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shumë aktivistë dhe simpatizantë.

Banner

Related posts

Bujar Osmani, i vetmi ministër i Jashtëm të cilin e ka vizituar një sekretar amerikan i shtetit në zyrë, në Shkup

Gjyla Halili

Bilall Kasami i mashtroi për ndërtimin e stadiumit, Ballistët nisin protestat

Gjyla Halili

Studiuesi shqiptar nga Shkupi, ndër më të cituarit në botë

Gjyla Halili