AKTUALE

Gashi: Ky popull i përvuajtur e ka kohën që pas 22 viteve ta bëj ndryshimin

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, nga hapja e shtabit të VLEN-it në Butel tha se ky popull i përvuajtur e ka kohën që pas 22 viteve ta bëj një ndryshim.

“Ndryshimin që do të ndodhë më 8 maj, dua që ta duan dhe ta presin gjithë shqiptarët. Ky do të jetë lajmi i mirë për gjithë shqiptarët”, u shpreh Gashi.

Ai tha se ideja e tyre nuk është vetëm zëvendësimi i një nomenklature por se idenë e kanë të realizojnë një program politik, të krijohet një qeveri që do të përfaqësoj denjësisht shqiptarët dhe do të bëjë punë të mëdha.

“Menjëherë sa të fitojmë, prej ditës së parë duhet të fokusohemi në implementim të programit”, Gashi tha se ky bashkim nuk është bërë që dikush të bëhet deputet, as dikush të bëhet ministër, kryetar komune, por është bërë për të mirën e shqiptarëve, për ta përmirësuar jetën e tyre, që ata të jetojnë me dinjitet në vendin e vet.

“Ja VLEN që ta bëjmë këtë betejë, ja vlen që në ramazan tërë ditën agjërim dhe pas iftarit e teravive të vijmë t’i hapim shtabet dhe të angazhohemi politikisht, ja vlen se ky ndryshim është për të gjithë ne, ja vlen ta bëjmë betejën për familjen, shkollat, pensionistët, arsimtarët…”, tha Gashi.

Banner

Related posts

BASHKËSIJA SHQIPTARE E SLLAVONIS DHE BARANJËS

admin

KSHZ sot duhet të konfirmojë listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale

Gjyla Halili

Sot Sulltan Novruzi, Meta: Duhet të arrijmë objektivat, të kemi besim tek e ardhmja

admin