AKTUALE

Fronti Europian mbi 5 deputet në zonën 5, Manastiri ndez flakadanët

Sonte Bashkimi Demokratik për Integrim në qytetin e Manastirit hapi shtabin komunal zgjedhor.

Ne hapjen e shtabit në Manastir i pranishëm ishte edhe kandidati për deputet i zonës 5 Musa Xhaferri si dhe koordinatori Kreshnik Bekteshi dhe Jeton Shaqiri, të cilët u pritën me flakadan.

Koordinatori i zonës zgjedhore 5 Kreshnik Bekteshi në fjalën e tij përshëndetëse tha se BDI në këto zgjedhje do te thyej rekord duke potencuar se në zonën 5 BDI do të fitojë 5 deputet.

Nga ana tjetër kandidati për deputet Musa Xhaferri tha se opozita është shumë e lodhur nuk i njeh këto anë. Xhaferri shtoi se BDI gjithmonë ka qenë afër manastirasve dhe do të vazhdojnë të jenë afër çdo qytetari.

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi: Tetova nuk shitet e as blihet, më 19 tetor kthejmë dinjitetin e qytetit

Gjyla Halili

Arbër Ademi: Presidenja Siljanovska shkeli Kushtetutën, fjalimi i saj si për 8 Mars

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Albini është vëllai im, prej tij nuk e ruaj shpinën!

Gjyla Halili