AKTUALE

Fronti Europian mbi 5 deputet në zonën 5, Manastiri ndez flakadanët

Banner

Sonte Bashkimi Demokratik për Integrim në qytetin e Manastirit hapi shtabin komunal zgjedhor.

Ne hapjen e shtabit në Manastir i pranishëm ishte edhe kandidati për deputet i zonës 5 Musa Xhaferri si dhe koordinatori Kreshnik Bekteshi dhe Jeton Shaqiri, të cilët u pritën me flakadan.

Koordinatori i zonës zgjedhore 5 Kreshnik Bekteshi në fjalën e tij përshëndetëse tha se BDI në këto zgjedhje do te thyej rekord duke potencuar se në zonën 5 BDI do të fitojë 5 deputet.

Nga ana tjetër kandidati për deputet Musa Xhaferri tha se opozita është shumë e lodhur nuk i njeh këto anë. Xhaferri shtoi se BDI gjithmonë ka qenë afër manastirasve dhe do të vazhdojnë të jenë afër çdo qytetari.

Related posts

Siljanovska tubim me qytetarët në Karposh

Gjyla Halili

Mickoski me një mesazh urimi me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës: Sot festojmë paqen, unitetin dhe vlerat e përbashkëta që na bashkojnë si popuj evropianë

Gjyla Halili

Deri në fund të ditës reshjet do të ndalen, nga nesër pasdite do të ketë reshje të reja, më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore

Gjyla Halili