Kur jemi në vrazhdën e rritjeve të çmimeve pothuajse të secilit produkt edhe të atyre që janë bazike e elementare për jetesë, edhe EVN nuk ka qëndruar indiferente karshi kësaj situate të rënduar. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në gjysmën e dytë të vitit 2023, çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëritë në vend ka qenë 7.289 denarë për KWh, që paraqet rritje prej 8.2% në krahasim me gjysmë vjetorin e parë. Kjo rritje e çmimit të energjisë elektrike është e papërballueshme për qytetarët të cilët janë në prag të varfërisë e nuk janë të paktë, për qytetarët që mezi po ia dalin të mbijetojnë me këtë krizë të shumëfish. Ajo që është e çuditshme është fakti që nuk ka qytetarë në vend që nuk ankohet për EVN-në duke shpreh pakënaqësi të mëdha kur vjen momenti që këto pakënaqësi të shprehen në formë të organizuar përmes protestave qytetarët janë pasiv dhe të heshtur, shkruan Zhurnal.
Energjia elektrike u shtrenjtua për 8.2%, qytetarët në gjumë dimëror –
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në gjysmën e dytë të vitit 2023, çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëritë në vend ka qenë 7.289 denarë për KWh, që paraqet rritje prej 8.2% në krahasim me gjysmëvjetorin e parë. Çmimi mesatar i energjisë elektrike pa tatim të vlerës së shtuar për konsumatorët, përveç amvisërive, lëviz nga 6.756 deri në 12.393 denarë për KWh sipas grupeve të konsumatorëve.
Çmimi mesatar i gazit natyror pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët përfundimtar, përveç amvisërive, lëviz prej 36.858 deri në 48.300 denarë për nm3 sipas grupeve të konsumatorëve. Çmimi mesatar i shitjes me pakicë të gazit natyror për amvisëritë është 51.257 denarë për nm3.
Kjo rritje enorme e çmimit të energjisë qytetarët e Maqedonisë së Veriut i gjen në gjumë dimëror dhe mjaft indiferent, sidomos kur bëhen organizime të protestave përmes të cilave do të transmetohet pakënaqësia të gjithë heshtin. Ndërkaq, në përditshmëri vërshojnë ankesat se EVN funksionon me fatura paushalle, çmimi energjisë nuk është i realt e të tjera.
Por, ky pasivitet dhe heshtje e qytetarëve nuk vjen vetvetiu por si rezultat i mos dëgjimit të zërit në vazhdimësi, pasi qytetarët kanë protestuar për raste të shumta për drejtësi për liri por që në fund kanë rezultuar me hiç, pasi shqiptarët vazhdojnë të dergjen burgjeve dhe rastet e montuara akoma janë të pa zbardhura.
Kriza e shumëfish thellon varfërinë në Maqedoninë e Veriut-
Më shumë se gjysma e popullsisë mendon se Maqedonia e Veriut nuk është në rrugën e duhur. Sipas sondazhit të fundit të Market Vision, rreth 60.25 për qind janë të bindur se vendi po shkon në drejtimin e gabuar. Vetëm 9.20 për qind janë shprehur pozitivisht, ndërsa 27.70 për qind e të anketuarve janë të mendimit se qëndron në vend. Të anketuarit nga përkatësia etnike maqedonase, në krahasim me të anketuarit e përkatësisë etnike shqiptare, në masë më të madhe besojnë se vendi po lëviz në drejtim negativ – 66,1% kundrejt 47,3%.
Si një nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohet Maqedonia, për të cilën pothuajse gjysma e të anketuarve, gjegjësisht 44,1 për qind kanë deklaruar se është varfëria, më konkretisht ekonomia, inflacioni dhe ulja e aktivitetit ekonomik. Në këtë periudhë të vështirë privimi, qytetarët duket se nuk shohin dritë në fund të tunelit. Çmimet e shtrenjta pas tregjeve, tregjeve, mirëmbajtjes nga 1 në 1, të anketuarit dhe pastaj e presin atë, edhe në një formë më të keqe. Mbi 80% besojnë se çmimet e produkteve vazhdojnë të rriten. Në të njëjtën kohë, 31.3% e të anketuarve presin që standardi i tyre i jetesës të përkeqësohet në gjashtë muajt e ardhshëm.
Kjo anketë tregon gjithashtu se krimi i shoqërisë maqedonase mbetet krimi, korrupsioni dhe mosfunksionimi i sistemit juridik. Pothuajse 30 për qind e popullsisë e ka dhënë këtë përgjigje. Një e dhënë më e frikshme është se shumica ose 87.1% e të anketuarve besojnë se korrupsioni në vend është në rritje, pra është më i lartë se vitin e kaluar. Krimi dhe korrupsioni ishin gjithashtu një nga pikat kryesore që Komisioni Evropian i vuri në dukje dhe paralajmëroi në raportin e tij, i cili sipas ekspertëve ishte një nga raportet më të këqija që ka marrë Maqedonia e Veriut.
Zbutja e nivelit të papunësisë duhet të jetë prioritet, sepse papunësia prodhon kriza të tjera që pastaj janë edhe më vështirë për tu menaxhuar e kontrolluar, sikurse ajo e eksodit të të rinjve. Me këtë avaz nuk po largohen vetëm të rinjtë por edhe mosha mesatare e qytetarëve që janë të larguar nga puna ose janë të pakënaqur me punën që e bëjnë. Kjo për shkak se nuk përputhen profesionet e të punësuarve me punën që e bëjnë, dhe me këtë vendi humbë edhe të rinjtë edhe profesionistët e e fushave të ndryshëm. /Zhurnal.mk