AKTUALE

Rijad Shaqiri: Do t’i ndjeki hapat e babait tim, Hysni Shaqirit!

Rijad Shaqiri nga fshati Hotël i komunës së Likovës, do të jetë kandidati i dytë në listën e deputetëve për deputetë të koalicionit VLEN, në zonën e dytë zgjedhore.

Ai është propozuar nga partia e Arben Taravari. Rijad Shaqiri, është djali i ish-deputetit dhe veprimtarit të shquar të çëshjes kombëtare, Hysni Shaqirit.

Në një intervistë për gazetën LAJM, Rijad Shaqiri ka deklaruar se pritjet e tij janë që në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, koalicion VLEN të fitojë tre mandate deputetësh në zonën dy dhe del fitues ndaj “Frontin Evropian” të drejtuar nga BDI-ja.

LAJM: Ju renditeni i dyti në listën e VLEN-it, pas Afrim Gashit. A e konsideron opozita shqiptare të sigurt mandatin e dytë, në zonën e dytë zgjedhore? Apo synoni ndoshta edhe më shumë mandate?

Rijad Shaqiri: Agjenda e takimeve për zgjedhjet parlamentare po ngjeshet në vazhdimësi. Në kuadët të koalicionit VLEN në ne vazhdimësi i bëjmë sondazhet tona të cilat në çdo hap na japin një përparësi kundrejt oponentit tonë politik, koalicionit për Evropë. Gjithandej nga ecim dhe takohemi me anëtarët e simpatizantët tanë, ne ballafaqohemi me një përkrahje të jashtëzakonshme dhe konsiderojmë se raporti do të jetë 3 me 2 kundrejt BDI-së.

LAJM: Pra, ju prisni që të bëheni deputet?

Rijad Shaqiri: Shpresojmë! Verdiktin e ka populli.

LAJM: Cfarë ju ka shtyrë t’i hyni kësaj gare dhe a është përfaqësuar denjësisht komuna juaj në Kuvend në vitet e fundit?

Rijad Shaqiri: Në vazhdimësi komuna e Likovës ka pasur eksponentë të caktuar prej subjekteve politike që kanë qenë pjesëmarrës në Kuvendin e Maqedonisë, mirëpo nuk kanë pasur kredibilitetin e duhur për t’i përcjellur nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Likovës. Mua personalisht më ka shtyrë të jem pjesë aktive e politikës, nevoja e qytetarëve që të ketë përmes kujt të përçojnë zërin e tyre në Kuvendin e Maqedonisë. Unë jam djali i ish deputeti Hysni Shaqiri. Ai ka qenë shembull për funksionim në parlament dhe unë shpresoj se do ta ndjek rrugën e tij dhe asnjëherë nuk do të shmangen nga ajo që ka qenë objektivi i tij dhe objektivi i familjes tonë.

Related posts

Rijad Shaqiri: Të thuash se ka pas rom në UCK është fyerja ndaj kauzes, sakrificës fyerje ndaj dëshmorëve, invalideve të luftës e ish ushtarëve

Gjyla Halili

Grubi në Debat Plus në Klan M: Ali Ahmeti, BDI-ja dhe Fronti Europian dolën të pamposhtur në këto zgjedhje!

Gjyla Halili

Dehari: Të bashkuar për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për fëmijët tanë

Gjyla Halili