AKTUALE

Pendarovski: Jam i zhgënjyer nga BE-ja dhe disa vende evropiane!

Banner

Presidenti aktual Stevo Pendarovski, gjatë një interviste për RTL – Kroaci ka theksuar se në Maqedoninë e Veriut bie mbështetja për BE-në, siç tha, për shkak të pritjeve tashmë 20-vjecare për anëtarësim në Union.

“Në mënyrë drastike bie mbështetja. Në dy vitet e fundit kjo mbështetje është përgjysmuar. Ne gjithmonë kemi qenë me përqindje të larta, deri në 90% për hyrje në BE. Tani, kur t`i pyesni maqedonasit, nëse Maqedonia duhet të bëhet anëtare e BE-së me këto kushte, Bullgarët të futen në Kushtetutë, 80% do të thonë JO”, tha Stevo Pendarovski.

Në intervistën për median kroate, Pendarovski është shprehur I zhgënjyer nga disa krerë të BE-së dhe nga disa Presidentë të shteteve evropiane.

“Nuk do të doja t`i emëroj, nuk më ngjan si President i vendit, por prisja më shumë nga ana e vendeve të fuqishme të BE-së, për ta bindur Bullgarinë se mund të lejojë të shkojmë drejt BE-së, pa ato kushte. Këtë askush nuk mund ta besojë në Maqedoni”, tha Pendarovski

Sipas Pendarovskit, opozita në vend e cila bëri tentativa për të fituar pikë politike me këtë kontest, arriti që ta bëjë cështje politike kryesore parazgjedhore dhe sipas tij vendi tani është i vetbllokuar për shkak se nuk arriti t`i miartjë ndryshimet kushtetuese për të cilët duhen 2/3 e votave të Kuvendit./tvklan.mk

Banner

Related posts

Lladrovci: Rruga e Pavarësisë ishte me plotë sakrifica, por ia dolëm

admin

Bajram Rexhepi në takim me përfaqësues të Ash-së: Vetëm bashkë mund të bëjmë punë të mira për Tetovën

Gjyla Halili

Hakaton programues në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili