AKTUALE

Ekskluzive/ Ali Ahmeti nesër shpallet Qytetar nderi i Prizrenit

Klan Maqedoni (KTV) merr vesh ekskluzivisht që nesër, e martë, 2 prill 2024, në Prizren të Republikës së Kosovës, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së veriut, Talat Xhaferi, Zëvendës Kryeministri i Qeverisë, Artan Grubi dhe Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, do ta takojë Kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj.

Vizita e Ahmetit realizohet me rastin e ndarjes së çmimit “Qytetar nderi” i Prizrenit, vendim ky i sjellur nga këshilli komunal i Prizrenit disa ditë më parë.

Ceremonia e ndarjes së çmimit bëhet në ora 11:00 në komunën e Prizrenit, ndërsa Ali Ahmeti do të vizitojë edhe muzeun e Lidhjes së Prizrenit.

Banner

Related posts

Myftiu i Myftinisë së Tetovës Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili mer pjesë në hatme në Zhelinë

Gjyla Halili

Mexhiti nga Uashingtoni: Angazhimi për një të ardhme të gjelbër mbetet prioriteti ynë

Gjyla Halili

TAXHUDIN HAMIDI: MUNGESA E RACIONALITETIT HUMAN

admin