Qeveria si institucion ekzekutiv në vend se të gëzojë besueshmërinë më të lartë në vend, rezultatet e sondazhit të fundit e tregojnë të fundit. Rreth 70 për qind e qytetarëve besojnë se qeveria nuk po menaxhon me sukses problematikat dhe krizat e vendit. Nëse pjesa më e madhe e qytetareve ka këtë mendim për Qeverinë atëherë nuk dihet se cili është funksioni i këtij institucioni n ë shërbim të kujt është, apo ekziston vetëm për të plotësuar nevojat e këtij 30-përqindëshit. Ku dihet që edhe nëse mesin e këtyre ka që nuk besojnë në punën e Qeverisë por që hezitojnë të shprehin mendimin e tyre disa nga frika e disa nga dëshpërimi që as dëshirojnë të prononcohen në sondazhe të tilla. Megjithatë, shqetësues është fakti që një përqindje e lartë prej 49.2% e qytetarëve nuk besojnë në asnjë lider të partive politike në Maqedoninë e Veriut. Kjo në fakt është pasqyra më reale e të gjithë kësaj katrahure që nuk vjen nga adresë anonime por nga këta politikanë që kanë emër e mbiemër e të cilëve gjysma e popullatës nuk u beson, shkruan Zhurnal.
Qeveria nuk po e bën punën si duhet –
Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, një shumicë prej 70% të qytetarëve të anketuar në Maqedoni ndjejnë se vendi po ecën në një drejtim të gabuar, ndërsa vetëm 16.5% mendojnë se drejtimi është i duhuri. Krimi dhe korrupsioni vazhdojnë të mbeten si shqetësimi kryesor për 29.2% të të anketuarve, ndjekur nga inflacioni dhe rritja e çmimeve me 17.6%, dhe papunësia me 14.2%.
Një pjesë e madhe, 66.6%, besojnë se qeveria nuk po menaxhon me sukses këto probleme, dhe vetëm 5.7% janë të mendimit se po e bën këtë me sukses. Në një shkallë nga 1 në 10, performanca e Qeverisë është vlerësuar me një mesatare prej 3.03. Si pasojë, 71.4% e të anketuarve nuk mendojnë se Qeveria e meriton një mandat tjetër.
Dhe, nëse marrim për bazë këto sondazhe nuk dihet se kujt i shërben ky institucion ekzekutiv përderisa numri masiv i qytetarëve nuk i besojnë punës së kësaj Qeverie. Nëse këto probleme nuk menaxhohen kuptohet që vetëm sa trashen edhe më shumë, kjo shpien në probleme pa zgjidhje, sepse askush nuk mundohet e punon për zgjidhjen e tyre.
Prandaj, edhe numri më i madh i qytetarëve kanë mendim që kjo qeveri nuk meriton edhe një mandat tjetër. Nga ky parim krijohet qeverisje e shëndoshë sepse ë gjithë do të jenë të vëmendshëm e të kujdesshëm në punët që bëjnë sepse ndëshkimi i qytetarëve nuk do të mungojë.
Cili lider është më i pëlqyer në mesin e qytetarëve sipas sondazhit të fundit?
Në pyetjet për besimin në politikanë dhe liderët politikë, Hristijan Mickoski merr vendin e parë me 25.1% dhe 16.6% të votave, ndërsa Maksim Dimitrievski tregon një popullaritet më të lartë se Stevo Pendarovski. Në komunitetin shqiptar, Ali Ahmeti mban vendin e parë me 11.6% dhe 6.9%, ndërsa Arben Taravari është i dyti. Sondazhi gjithashtu tregon një rënie në popullaritetin e Dimitar Apasiev dhe partisë së tij të majtë.
Popullariteti i Mickovskit është i pritshëm pas kompromiseve të LSDM-së dhe veçanërisht Kovaçevskit, ajo që është befasuese është rritje e rejtingut për kryetarin e qytetit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, për të cilin LSDM planifikonte “vdekjen politike” ky i fundit si i pavarur fitoi zgjedhjet në nivel lokal fal votave të shqiptarëve. Nga ana tjetër, popullariteti i Ahmetit është i natyrshëm dhe i pritshëm pas arritjes që me Qeverinë teknike të udhëheq Talat Xhaferi. Ndryshe, kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ka një popullaritet prej 5.6% si politikan dhe 4.9% si kryetar partie, që është shumë e ulët bazuar në funksionin që ka pasur.
Megjithatë, shqetësues është fakti që një përqindje e lartë prej 49.2% e qytetarëve nuk besojnë në asnjë lider të partive politike në Maqedoninë e Veriut. Kjo në fakt është pasqyra më reale e të gjithë kësaj katrahure që nuk vjen nga adresë anonime por nga këta politikanë që kanë emër e mbiemër e të cilëve gjysma e popullatës nuk u beson.
Përqindja e daljes së qytetarëve për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ka shënuar rritje, me 66.6% të të anketuarve që thonë se do të votojnë më 8 maj, krahasuar me 60% në dhjetor. Sipas vlerësimit të partive politike, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE është në epërsi me 27.2% të votave, ndërsa një koalicion i udhëhequr nga LSDM do të fitonte 10.7% të votave. Sondazhi u krye nga 15 deri më 24 mars përmes metodës CATI, me një kampion prej 1200 të anketuarve, duke pasqyruar përfaqësimin e Maqedonisë në nivel rajonal, gjinor, mosha dhe përkatësia etnike sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Gabimi statistikor është 3% me një interval besueshmërie prej 99%.
Megjithatë, mbetet të shihet më 8 maj vendimin e popullit se kujt po ia beson qeverisjen e ardhshme. Gara ka filluar të bëhet interesante duke u krijuar dy blloqe në kampin shqiptarë për herë të parë, ndërkaq në kampin maqedonas ka një përçarje dhe një fluks partish të cilët janë të ndarë. Nga ana tjetër, pushteti më i frikësuar se asnjëherë po ndjehet para zgjedhjeve, BDI si parti e pushtetit po përdorë një strategji të Zaevit duke proklamuar koalicion multietnik. /Zhurnal.mk