AKTUALE

Pensionet janë rritur, pensionistët janë të pakënaqur

Pensionistët morën rritjen e paralajmëruar – pensionet më të ulëta u rritën për 10 euro, më e larta për 65 euro. Ka filluar pagesa e pensioneve të marsit, të cilat janë më të larta me 5.3%. Pjesa më e madhe, 40% e pensionistëve që kanë marrë çdo muaj nga 12,5 deri në 16 mijë denarë kanë marrë nga 660 deri në 850 denarë plus në llogaritë e tyre. Ata në grupin më të lartë, të cilët kanë marrë mbi 54 mijë denarë pension, kanë marrë rritje prej gati 3.000 denarë.

Në shtet, nga gjithsej 337 mijë, janë edhe 19 pensionistë, të ardhurat e të cilëve janë 76 mijë denarë. Pensionet e tyre do të rriten për 4000 denarë. Shumica e pensionistëve nuk janë të kënaqur me këtë rritje. Pensioni i tyre nuk u mjafton as për ushqim, as për ilaçe.

Për të kapërcyer hendekun mes pensioneve më të larta dhe më të ulëta, pensionistët kërkojnë që të rikthehet rritja lineare, pra të gjitha pensionet të rriten me të njëjtën masë.

Ndryshe, rregullimi i pensioneve bëhet dy herë në vit, një herë në mars dhe një herë në shtator. Vitin e kaluar në mars janë rritur me 8.4, ndërsa në shtator me 5.3, që është rritja aktuale. Se sa do të rriten në shtator do të varet nga rritja e pagës mesatare dhe kostos së jetesës.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti shpall kandidatin për Kryetar të Shkupit Skender Rexhepi-Zejd

Gjyla Halili

Analistët/ “Fronti për Europë” hap rrugën drejt BE-së, përshpejton reformat dhe luftën kundër korrupsionit

admin

Investimet strategjike kthehen në Kuvend, por pa përfaqësues të BDI-së

Gjyla Halili