AKTUALE

Kuvendi ka mbështetur procedurën e shkurtuar për ndryshime ligjore për prolongimin e afatit për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër

Kuvendi në seancën e   150-të urgjente të sotme    me 78 vota “për” e mbështeti propozimin e Qeverisë që të miratohet me procedurë të shkurtuar   Prozim-ligjin për   plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e  aksit rrugor Milladinovci  – Shtip dhe aksit rrugor Kërçovë – Ohër.

Me këtë propozim-ligj kërkohet deri në fud të vitit 2026  të propolngohet afati për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër. Qeveria javën e kaluar në seancë përcaktoi propozim të dispozitave për plotësime ligjore me qëllim të lidhjes së ankesit të ri, i gjashti me radhë, të Marrëveshjes për ndërtimin me “Sinohidro” të Kinës. Procedurat e e ardhshme janë debate në Komisionin Parlamentar për Transport, Lidhje dhe Ekologji dhe në Komisionin Legjislativ-Juridik.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, në sqarimin e Propozim-ligjit, theksoi se sipas korrespodencës, mendimeve dhe indikacioneve të marra nga ana e mbikëqyrësit dhe ekspertit FIDIK, i cili ishte angazhuar nga ana e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe Qeverisë, progresi i punimeve është 83.84 për qind, me çfarë Qeveria  i propozon Kuvendit vazhdimin e afatit për realizimin e këtij projekti.

“Ligji nuk tërheq  implikime financiare shtesë. Arsyet për shtyrjen e afatit për realizimin e këtij projekti janë të njohura për publikun – për shkak të shfaqjes së 13 rrëshqitjeve të reja në vetë trasenë,  për të cilën nevojitet projektim shtesë të zgjidhjeve teknike për të zgjidhur mangësitë në dokumentacionin teknik  të cilat u shfaqën gjatë realizimit të këtij projekti” tha ai. 

Lidhur me realizimin e projektit për objekte të ndara në trasenë, Boçvarski informon se objektet janë realizuar me 88 për qind, tunelet me 93 për qind, gërmimi i materialit të dheut me 83 për qind.

“Qeveria, në propozimin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, e shqyrtoi Informacionin për nevojën e nxjerrjes së Ligjit për plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugës Miladinovci – Shtip dhe aksit rrugor Kërçovë – Ohër, për shkak të lidhjes së Aneksit nr. 6 të Marrëveshjes për ndërtimin e autostradës, aksi Kërçovë – Ohër dhe përcaktoi propozim dispozitat e shtesës. Me shtesat ligjore të përcaktuara, data 31 dhjetor 2026 është paraparë si afat deri në të cilin kontraktori duhet të përfundojë punimet në këtë aks rrugorë. Arsyet për shtyrjen e afatit të ndërtimit janë 13 rrëshqitje të reja të tokë të shfaqura në trasë, si pasojë e projektit fillestar joadekuat dhe fillimit të parakohshëm të ndërtimit të këtij aksi”, informoi javën e kaluar pres shërbimi qeveritar në një kumtesë pas seancës.

  Autostrada Kërçovë-Ohër e Korridorit 8 filloi të ndërtohet në shkurt të vitit 2014. Ndërtimi i autostradës me një gjatësi të përgjithshme prej 57 kilometra ishte parashikuar fillimisht në 374 milionë euro, ndërsa pas disa anekseve të Marrëveshjes dhe vazhdimin e afateve  çmimi i saj arriti në 598 milionë euro. Kjo shumë sipas Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve nuk do të ndryshohet edhe krahas prolongimit të afatit.

Related posts

Ratkoceri: BDI i fiton këto zgjedhje në mënyrë komode, edhe pa Frontin Europian ishte fituese në çdo sondazh…

Gjyla Halili

“Më falni, por unë nuk jam bashkëbisedues i mirë” – Mickoski tregon përfundimisht se cili është kushti për ndryshimet kushtetuese

Gjyla Halili

Toshkovski për vizitë të DPB Kërçovë dhe departamenteve të policisë në Zajaz dhe Osllomej

Gjyla Halili